Mungesa e ujit të pijshëm vijon të mbetet një problem në qytetin e Kukësit, teksa ujësjellësi vijon të mos jetë në efiçencë të plotë.
 
40 mijë banorët e qytetit dhe zonave përrreth furnizohen me ujë vetëm një orë në ditë, teksa i bëjnë apel instancave përkatëse për zgjidhjen e këtij problemi.
 
Ndërkohë uji shpërdorohet në masë edhe nga ndërhyrjet e paligjshme në rrjet.