Kukës, penguan punimet e
ujësjellësit, arrestohen 2 persona
Dy persona janë arrestuar në fshatin Lojme të Kukësit e gjashtë të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë, pasi gjatë ditës së djeshme kanë penguar punimet e ujësjellësit, si dhe nuk i janë bindur urdhrit të efektive të policisë.
Dy persona janë arrestuar në fshatin Lojme të Kukësit e gjashtë të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë, pasi gjatë ditës së djeshme kanë penguar punimet e ujësjellësit, si dhe nuk i janë bindur urdhrit të efektive të policisë.
45- vjeçari Fatmir Qerimi dhe 43- vjeçari Maksim Mustafa kanë përfunduar në pranga, ndërsa F.M., 55 vjeç, A.M., 64 vjeç, B.M., 30 vjeç, S.A., 42 vjeç, A.B., 54 vjeç, F.M., 45 vjeç, të gjitha banues në fshatin Lojme.
Materialet për të 8 të proceduarit i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale të “Vetëgjyqësisë” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”
Njoftimi i policisë:Më datë 17.08.2017, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kukës, u arrestuan në flagrancë shtetasit:
1-Fatmir Qerimi, 45 vjeç, banues në fshatin Lojme, Kukës.
2-Maksim Mustafa, 43 vjeç, banues në fshatin Lojme, Kukës.
Si dhe u proceduan në gjendje të lirë shtetasit e mëposhtëm:
1-F.M., 55 vjeç, banues në fshatin Lojme, Kukës.
2-A.M., 64 vjeç, banues në fshatin Lojme, Kukës.
3-B.M., 30 vjeç, banues në fshatin Lojme, Kukës
4-S.A., 42 vjeç, banues në fshatin Lojme, Kukës
5-A.B., 54 vjeç, banues në fshatin Lojme, Kukës
6-F.M., 45 vjeç, banues në fshatin Lojme, Kukës.
Procedimi ndaj këtyre shtetasve filloi pasi kanë penguar punimet për ndertimin e ujësjellësit të qytetit nga firma e kontraktuar për këtë qëllim si dhe nuk i janë bindur urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale ”Vetëgjyqësia”, dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, parashikuar nga nenet 277 dhe 242 të K.Penal.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
47.1%
-
Jo
50.8%
-
Nuk e di
2%
Vota total: 8872
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Regjistrohuni dhe bëhuni ndryshimi', Basha fton emigrantët: Vota juaj mundësi historike për t’i dhënë fund tranzicionit e për të çelur një kapitull të ri për Shqipërinë
11 Janar, 19:20
-
Aksident i trefishtë në aksin Korçë-Ersekë, plagoset njëri prej drejtuesve të automjeteve
11 Janar, 19:02
-
Partizani barazon 1-1 kundër Skënderbeut, 'Demat' në krye të renditjes! AF Elbasani përmbys 3-1 Teutën, shkëlqen Lleshi
11 Janar, 18:57
-
Atentati në Vlorë më 18 dhjetor, dëshmon Kevin Hajrulla: Nuk kam konflikte me njeri! Inezin e kam kushëri, por kontaktet i kemi të rralla
11 Janar, 18:45
-
Mijëra njerëz protestojnë kundër konventës së partisë së ekstremit të djathtë në Gjermani
11 Janar, 18:40
-
VIDEO/ Tifozët 'tradhtojnë' Granadan për Myrto Uzunin, këndojnë në kor pro beratasit
11 Janar, 18:36
-
Zyrtare/ Rikthim pas 12 vitesh te Everton, Armando Broja me trajner të ri
11 Janar, 18:07
-
Aksident në aksin Librazhd- Prrenjas, trajleri del nga rruga, s'ka të lënduar
11 Janar, 17:49
-
11 vjet nga mbledhja e parë historike e qeverive Kosovë-Shqipëri
11 Janar, 17:47
-
Skënder Minxhozi: 'Presidenti i paqes' që kërcënon aleatët e vet të NATO-s
11 Janar, 17:39
-
Nesër mot i keq me reshje shiu dhe erë, anulohen lundrimet Durrës-Bari dhe anasjelltas, tragetet rinisen të hënën
11 Janar, 17:38
-
Carlo Bollino: E vërteta e “listave të zeza” për të ftuarit në studiot televizive
11 Janar, 17:30