KUKES-Një nga dy vëllezërit e dyshuar, për të shtënat me armë ndaj një personi për ta vrarë, duke e plagosur është arrestuar nga policia e Kukësit.
 
Në prangat e bluve ka rënë Luan Tershalla, 39-vjeç, banues në fshatin Krenzë, Kukës si dhe u shpall në kërkim S.T., 44 vjeç, banues në fshatin Krenzë, Kukës.
 
Arrestimi i shtetasit Luan Tershalla, si dhe shpallja në kërkim e shtetasit S.T., u bë pasi më datë 02.05.2017, në fshatin Krenzë, Kukës, vëllezërit Luan Tershalla dhe S.T., në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive të dobëta (pronësie), kanë tentuar të vrasin me armë zjarri shtetasin A.T., 26 vjeç, banues në Krenzë, ku për pasojë ka mbetur i plagosur.
 
I plagosuri ndodhet në spital e Kukësit, jashtë rrezikut për jetën.
 
Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë mod.54.
 
Burime nga policia bëjnë me dije se po vijon puna për kapjen e S.T.
 
Materialet do i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, në ngarkim të shtetasve të lartë përmendur, për veprat penale ”Vrasja me dashje, mbetur në tentative, kryer në bashkëpunim”, dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.
 
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com