Për herë të parë, në rrugët kryesore të qytetit të Kukësit është vendosur sinjalistika vertikale.

Bashkia e Kukësit, në bashkëpunim me një kompani të specializuar në këtë fushë, ka nisuur instalimin e tabelave orientuese në mënyrë që këmbësorëve dhe drejtuesve të automjeteve, u lehtësohet qarkullimi.

Sinjalistika ndikon në parandalimin e aksidenteve, por edhe parkimeve të gabuara. Ndërsa, ekspertët rrugorë u bënë thirrje qytetarve të ruajnë tabelat orientuese që shpesh janë grabitur dhe janë shitur për skrap. 


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)