Kukësi bluzat si kombëtarja,kërkon
suksesin në ndeshjet e Europa League

Kukësi bluzat si kombëtarja,kërkon<br />suksesin në ndeshjet e Europa League
Drejtuesit e Futboll Klub Kukësit kanë prezantuar sot uniformën e re me të cilën futbollistët e ekipit veri-lindor do të luajnë në ndeshjet e Europa League.

Ka qenë Presidenti i ekipit Safet Gjici i cili ka prezantuar këtë uniformë, ku ka thënë se, ato janë prodhuar nga e njëjta kompani që ka prodhuar uniformat e djemve të kombëtares, në kampionatin Euro2016, ku ka theksuar se Kukësi këkron suksesin në Europa League.

“Shpresojmë që të sjellë më shumë fat për kukësin dhe të kalohen sa më shumë ture në Europë, në mënyrë që të gëzojë jo vetëm tifozët por mbarë shqiptarët

Uniforma e parë do jetë ngjyrë blu, e dyta e bardhë dhe e treta ngjyrë e verdhë.

Lidhur me ekipin, Gjici tha se shumica e sekotrëve është i plotësuar, por mund të ketë dhe blerje të reja.

Deri tani janë rreth 10 blerje të bëra nga drejtuesit e FK.Kukësit dhe ndeshja e parë mes Kukësit dhe ekipit Rudar të Malit të Zi do të zhvillohet ne Elbasan Arena më 30 qershor në orën 19:00.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë