Kukësi eleminon Rudarin, Teuta
humbet thellë me Kayrat Almatin

Kukësi eleminon Rudarin, Teuta<br />humbet thellë me Kayrat Almatin
Ky është një Kukës i çmendur, por që në Europë duket se gjen gjithmonë terrenin e tij të preferuar. Skuadra verilindore u kualifikua në turin e dytë kualifikues të Europa League pasi u imponua 1-0 në një ndeshjet tejet të komplikuar në Nikshiq falë golit të Sidrit Gurit që bën kështu debutimin e ëndrrave me fanellën e Kukësit.

Skuadra e Hasan Likës avancon kështu me rezultatin e përgjithshëm 2-1 dhe në raundin tjetër gjen një kundërshtar të fortë si Austria e Vienës. Kështu, është ekipi kuksian, ai që për këtë edicion, është i pari mes ekipeve të Superligës që mban gjallë shpresat e shqiptarëve për përfaqësim sa më të gjatë në kompeticionet europiane.

Një fitore sa historike, po aq edhe paradoksale kjo e Kukësit, i cili shënoi golin e fitores, në minutën e 79’ të takimit, me anë të Gurit, i aktivizuar si zëvendësues në minutën e 63’. Por jo vetëm kaq, verilindorët, në të vërtetë, u bënë më të fortë dhe deçizivë, atëherë kur të gjithë prisnin rrëzimin e Kukësit, pasi ky i fundit në minutën e 65’, mbeti në fushë me vetëm 10 futbollistë, pas daljes me karton të kuq të Grecës.

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

455 nxënës mësim me turne prej 5 vitesh, protestë në Nikël: Ministria e Infrastrukturës të rindërtojë shkollën e re

455 nxënës mësim me turne prej 5 vitesh, protestë në Nikël: Ministria e Infrastrukturës të rindërtojë shkollën e re