Kukësi ka mposhtur Flamurtarin 2-0 duke kapur kreun e renditjes. Për verilindorët ka shënuar mbrojtësi Dushku, duke shlyer gabimin në ndeshjen me Tiranën që shënoi në portën e tij, ndërsa golin e dytë e realizoi i përhershmi, Pejic duke mos u dhënë asnjë shans miqve nga Vlora që të reagonin përballë presionit. Flamurtari humb ritmin me humbjen duke zbritur nga vendet e para të kryesimit edhe pse akoma nuk është konfiguruar asgjë për titullin, pasi është ende herët. Por kjo gjë nuk do t’i pengojë drejtuesit e ekipit kuqezi me Sinan Idrizin në krye që të vendosë edhe gjobat e para.
Ndërsa ndeshja tjetër e ditës së shtunë ka qenë mes ekipit të Skënderbeut dhe Vllaznisë, e përfunduar 3-0 për kampionët pa asnjë diskutim ndaj një ekipi që noton në ujëra të turbullta pas problemeve me presidencën. Për Skënderbeun shënuan Dimo 20′, Olianyka 58′, Vangjeli 76′.
/Shqiptarja.com

LAJMET MË TË VLERËSUARA