Kukësi ndalet në Europa League
kualifikimi vendoset në Mal të Zi

Kukësi ndalet në Europa League<br />kualifikimi vendoset në Mal të Zi
Kukësi është ndalur në barazim 1-1 në ndeshjen e parë të Europa League që zhvilloi në Elbasan përballë ekipit të Rudarit të Malit të Zi.
 
Kukësi e nisi mirë ndeshjen duke kaluar në avantazh me Rangel në minutën e 32, duke e mbyllur pjesën e parë në avantazh, por në pjesën e dytë në minutë e 71’ Rudari barazoi me Milos Radanovic.
 
Në minutat e mbetura të pjesës së dytë Kukësi tentoi disa herë për të kaluar sërish në epërsi për të dalë fitues nga ndeshja e parë, por nuk mundi duke e shtyrë fatin e kualifikimit në ndeshjen e kthimit në Mal të Zi.
 
Redaksia Online
(D.B/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Arben Meçe: Kupola drejtuese, fatkeqësia e PD-së! Miltantët janë distancuar prej tyre, duhet të japin dorëheqjen

Arben Meçe: Kupola drejtuese, fatkeqësia e PD-së! Miltantët janë distancuar prej tyre, duhet të japin dorëheqjen