KUKËS - Zonat e thella malore në qarkun e Kukësit rrezikohen që të izolohen gjatë dimrit, teksa deri më tani nuk është lëvruar fondi për emergjencat civile.
Më në rrezik janë edhe 1200 familje që jetojnë në varfëri të skajshme dhe në rast izolimi të këtyre zonave familjeve duhet t iu dërgohen ushqime bazë.
Problemi i mos lëvrimit të fondeve është ngritur nga drejtuesit vendor të këtij qarku në mbledhjen e Shtabit të Emergjencave.
Qarku i Kukësit gjatë dimrit përballet për problematika të ndryshme që vijnë si pasojë e temperaturave të ulëta. Kryesisht bllokime rrugësh nga dëbora, apo mungesë të energjisë elektrike.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com