Një ditë para ndeshjes mes Kukësit dhe Rudar Pljevlja skuadrës malazeze e cila do të luhet mbrëmjen e së enjtes në Elbasan Arena policia publikon masat për sigurinë në stadium edhe pse skuadra e Kukësit nuk do të ketë tifozët për shkak se është dënuar sezonin e kaluar nga UEFA.
Policia njofton se ka marrë një sërë masash organizative në drejtim të sigurimit të rendit dhe qetësisë, për zhvillimin sa më normal të ndeshjes e cila është e vlefshme për kompeticionin Europa League.
Do të ketë disa kufizime përballë stadiumit për parkimin e makinave dhe disa akse do të bllokohen, Ja njoftimi i policisë:
-Nuk do të lejohet parkimi i automjeteve përreth dhe përballë stadiumit,deri në përfundim të ndeshjes.
-Nga “Kryqëzimi i rrugës së tapetave” deri tek “Ish Konservimi” nuk do të lejohet parkimi dhe qarkullimi i mjeteve
Lidhur me ndeshjen do të angazhohen 110 punonjës policie, nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan.
Të gjitha lokalet që ndodhen, përreth Stadiumit, nga ora 18:00 dhe deri në përfundim të ndeshjes, të marrin masa të jenë të mbyllura.
Drejtoria Policisë Elbasan i kërkon qytetarëve që të minimizojnë më datë 30 Qershor lëvizjen e tyre me automjet brënda qytetit të Elbasanit, ç’ka do të sillte një ndihmesë të madhe në zhvillimin sa më normal të këtij aktiviteti. Duke falenderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe mediat për bashkëpunimin!
Redaksia online
(s,m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com