Eurodeputeti, Eduard Kukan ka përshëndetur arritjen e kompromisit mes partive politike shqiptare për Dekrimianalizimin. Kukan shprehet se ky ligj mund të riktheje besimin e qytetarëve shqiptarë tek politika.

“Është një hap i rëndësishëm i klasës politike shqiptare për administrimin publik. Besoj shumë se miratimi dhe zbatimi i këtyre ligjeve mund të përmirësojnë funksionimin e institucioneve demokratike në Shqipëri dhe çka është më e rëndësishmja mund të rikthejnë besimin e qytetarëve tek politika”, shprehet Kukan.

Eurodeputeti nënvizon rëndësinë që ligji të prekë të gjithë klasën politike si dhe zyrtarët e profilit të lartë me rekorde kriminale.

“Besoj se ligji i dekriminalizimit bashkë me reformën në drejtësi do të jenë vitale për një hap të mëtejshëm në procesin e integrimit në BE”, përfundon Kukan.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)