BRUKSEL- Nga Brukseli ndërkombëtarët përsërisin thirrjet për politikën shqiptarë të përshpejtojë punën për reformën zgjedhore dhe për plotësimin e 12 rekomandimeve. Kjo është konfirmuar edhe njëherë në takimin që ka zhvilluar kreu i LSI Ilir Meta më kreun e delegacionit të PE për Shqipërinë Eduard Kukan. Kukan ka theksuar se është koha që të gjitha palët në Shqipëri të angazhohen për plotësimin e 12 priorriteteve. Përmes një njoftimi për shtyp Meta bën të ditur se njohu zotin Kukan me zhvillimet e fundit pozitive në vend në mënyrë që Shqipëria të fitojë statusin e vendit kandidat për BE këtë vit. Nga Brukseli Meta tha se është koha që politika shqiptare të tregojë përgjëgjësi kombëtare në këto momente kyc për vendin.(ns/shqiptarja.com)