Kukës, 6 muaj nga granti, si
e bëri fermeri rrënojën biznes

KUKËS - Mbështetja e qeverisë ndaj fermerëve faktohet me vepra konkrete. Në këtë mënyrë kryeministri Edi Rama është kthyer pas 6 muajsh në Kukës ku ka parë investimet në magazinën e grumbullimit dhe përpunimit të bimëve mjekësore të një fermeri të kësaj zone, të cilin agjencia e zhvillimit bujqësor financoi përmes një granti. Më parë kjo ndërtesë ishte një ngrehinë e rrënuar.
 
Kryeministri tha se janë 300 milionë euro që qeveria ka negociuar me bankat, të cilat janë në dispozicion për të mbështetur projekte të fermerëve, të sipërmarrësve, të të rinjve që kanë dëshirë të orientohen drejt sektorit bujqësor.
 
Është një ndërmarrje që do të sjellë punësim në një zonë që ne e dimë shumë mirë që e ka problem shumë shqetësues papunësinë. Nga ana tjetër është një model për të nxitur edhe të tjerët, pasi tanimë është një mbështetje që, duke filluar nga viti i ardhshëm, është në potencialin e rreth 300 milionë eurove brenda 3 viteve. Me mbështetjen e qeverisë dhe me garancinë e qeverisë, bankat do të mbështesin fuqimisht sektorin e bujqësisë për zhvillimin e fuqisë prodhuese” - u shpreh Kryeministri.

rama

“Do të shtojmë kapacitetet e grumbullimit dhe do të bëjmë edhe kontratat e punës me partnerët eksportues dhe jemi gati të ndërmarrim hapat edhe për eksport” - u shpreh fermeri.  
 
Jemi të vetëdijshëm që ky investim nuk është vetëm për fermerin, Destanin, por sigurisht është për të gjithë fermerët e zonës, të cilët specialitetin kryesor kanë grumbullimin dhe përpunimin e bimëve mjekësore” -u shpreh Suela Popa, drejtore e AZHBR-së.
 
 Kjo sipërmarrje në Kukës është vetëm një nga shembujt e efekteve që po japin për sipërmarrjet bujqësore politikat mbështetëse dhe fondet grant të qeverisë, në rritjen e kapaciteteve, të eksportit dhe të punësimit përmes përfshirjes në zinxhirin e vlerës të një numri të madh fermerësh.  

rama ne kukes

magazina e fermerit kukes

magazina e fermerit kukes
 
Cfarë i pati deklaruar Rama fermerit më 2 maj
 “Ne sot dorëzojmë këtë kontratë, që kjo skutë e errët ku bëhet një luftë e përditshme, me një vështirësi të jashtëzakonshme, për të jetuar me një punë të ndershme, të kthehet në një magazinë grumbullimi model dhe t’i shërbejë të gjithë qarkut.”
 
Me këto fjalë dhe këtë bindje, në 2 maj 2015, Kryeministri Edi Rama do t’i dorëzonte Destan Hallaçit, fermerit në fushën e grumbullimit të bimëve mjekësore në Kukës, kontratën e përfitimit të grantit të financimit nga Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural (AZHBR).

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

El Clasico në finalen e Superkupës, Ancelotti: Na duhet ky trofe! Flick: Sfidë e madhe, Barça gati

El Clasico në finalen e Superkupës, Ancelotti: Na duhet ky trofe! Flick: Sfidë e madhe, Barça gati