FOTOLAJM/ Aksidenti i frikshëm në Kukës, një pjesë e makinës del jashtë urës! Shpëtohet shoferi

FOTOLAJM/ Aksidenti i frikshëm në Kukës, një pjesë e makinës del jashtë urës! Shpëtohet shoferi

Makina që ka goditur barrierën anësore mbi urë

KUKËS - Një aksident i frikshëm ka ndodhur ditën e sotme (29 tetor) në Kukës.

Një makinë, e cila po udhëtonte mbi urën që lidh këtë qytet me Hasin është përplasur me barrierën mbrojtëse.

Si pasojë, barriera u prish dhe një pjesë e makinës doli jashtë urës. Ajo është mbajtur nga hekurat e barrierës anësore.

Nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti.

Fatmirësisht, nga ndërhyrja e shpejtë është bërë e mundur tërheqja e makinës nga ura dhe shpëtimi i drejtuesit të mjetit.

E.M./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Anti-berishistët mbledhin firmat për partinë e re, a do të mbështetet?



×

Lajmi i fundit

Hungaria akuzon BE-në për bllokimin e furnizimit me naftë nga Rusia

Hungaria akuzon BE-në për bllokimin e furnizimit me naftë nga Rusia