KUKES - Tregu ushqimor në qytetin e Kukësit nuk plotëson kushtet higjeno-sanitare. Alarmi është dhënë nga inspektorët e AKU, të cilët i bëjnë apel Bashkisë të marrë masa për këtë problem.

Dalja jashtë funksionit e tregut te Kukësit ka bërë që tregtarët në këtë qytet produktet e tyre ushqimore ti shesin në tezga të improvizuara pa respektuar kushtet higjeno- sanitare.

Pamjet e fokusuara nga kamera e televizionit A1 Report nuk kanë nevojë për koment, ndërsa alarmi për këtë situatë jepet edhe nga inspektorët e autoritetit kombëtar të ushqimit.

Ndërkohë të rrezikuarit nga kjo situatë janë konsumatorët kuksian, të cilët i bëjnë apel instancave përkatëse të ndërhyjnë për zgjidhjen e këtij problemi.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO