KUKËS - Shtimi i orëve të edukimit fizik ka sjellur domosdoshmërinë e ndërtimit të terreneve sportive në institucionet e arsimit të detyrueshëm të qytetit të Kukësit, pasi gjendja e tyre aktuale nuk plotëson kushtet për zhvillimin e tyre. Për këtë, Bashkia Kukës, me fonde të dhëna nga qeveria shqiptare pritet që të ndërtojë  katër terrene sportive.

Sipas kreut të Bashkisë Hasan Halilaj,institucioni qe ai drejton është fituese e disa projekteve për investime në infrastrukturën arsimore. Sipas tij puna për konkretizimin e tyre do të nisë gjatë muajit tetor ndërsa ben të ditur ndërtimin edhe një shkollë te re me një fond 120 milonë lekësh të dhëna nga qeveria.

Deri tani,në shkollat 9-vjeçare të qytetit të Kukësit, orët e edukimit fizik kanë qenë të reduktuara, mirëpo tani ato do jenë 3 herë në javë.  
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)