KUKES - Më 12 mars policia e Kukësit ka gjetur një foshnje të porsalindur të pajetë në fshatin Mamëz pranë rezervuarit. Foshnja është i seksit mashkull.

Lajmi për gjetjen e foshnjes është konfirmuar nga burime të policisë ndërkohë që kjo e fundit ka shoqëruar një grua të moshës 25-30 vjeç por nuk e ka bërë të ditur identitetin e saj.

Banorët e zonës të pyetur nga policia kanë mohuar të kenë dijeni në lidhje me këtë rast ndërkohë që çështja është marrë nën gjykim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Ngjarja është mbajtur e fshehtë për arsye hetimi ndërkohë që foshnja i pajetë është dërguar menjëherë për në Tiranë ku edhe po i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore.

Paraprakisht dyshohet se foshnja të jetë mbytur, ndërsa policia gjatë këtyre ditëve ka marrë në pyetje disa banorët të fshatit Mamëz.

Shumë prej banorëve të kontaktuar nga A1 Report për këtë ngjarje refuzojnë të komentojnë, ndërsa një pjesë e tyre nuk kanë as dijeni.

Vendi ku u gjet trupi i pajete i foshnjës ndodhet shumë larg zonave të banuara, ndërsa nuk bëhet e ditur se nga cili fshat është gruaja e shoqëruar në polici.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)