KUKES - Gjykata e Kukësit ka lënë në burg ish-drejtorin e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Has, Sulejman Brati për vjedhje të energjisë elektrike, duke vendosur ndaj tij masen e sigurise "arrest me burg".
Brati u arrestua më 29 nëntor pasi gjatë aksionit të OSHEE-së në bashkëpunim me Polcinë e Shtetit, iu gjet lidhje e jashtëligjshme e energjisë elektrike, në lokalin “Artikuj të Ndryshëm” që ndodhet në fshatin Golaj, Has, në pronësi e posedim të Bratit.
Ish-kreu i OSHEE Sulejman Brati e ka pohuar faktin se ka bërë lidhje jashtë sahatit elektrik për furnizim me energji elektrike të lokalit të tij.
Objekti është godinë dykatëshe ndërsa ka rezultuar se ish-kreu i OSHEE Sulejman Brati nuk ka kontratë për furnizim me energji elektrike për këtë lokal me OSHEE. Energjinë elektrike Brati e merrte nëpërmjet lidhjes së fshehtë nga shtylla elektrike me anë të dy fijeve përcjellës elektrike tel bakri
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com