Kukës, kërkohej nga Turqia
arrestohet në Morinë kosovari
Një shtetas kosovar është arrestuar në pikën kufitare të Morinës ditën e sotme.
Një shtetas kosovar është arrestuar në pikën kufitare të Morinës ditën e sotme.
Në pranga ka përfunduar Ahmet Fetahi, 42 vjeç, banues në Prishtinë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar dokumentacionit, rezultoi se ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Ankara.
Mësohet se i arrestuari, është dënuar nga drejtësia turke me 7 vite burg, për veprën penale të “Falsifikimit të Dokumenteve zyrtare”.
Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se 42- vjeçari do të ekstradohet në Turqi, aty ku është kryer edhe vepra penale për të cilën është dënuar.
Njoftimi i policisë:Policia Kufitare ndalohen 42 vjeçari nga Kosova i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Ankara.
Ndalimi me qëllim ekstradimin e tij në Turqi.
Gjatë ditës së sotshme, specialistët e Policisë Kufitare Morinë, ndaluan shtetasin kosovar të shpallur në kërkim ndërkombëtar, konkretisht:
Ahmet Fetahi, 42 vjeç, banues në Prishtinë, Kosovë.
Ky shtetas u kap në hyrje të PKK Morinë, ku gjatë regjistrimit në sistem rezultoj shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar ", nga Interpol Anakara, Turqi.
Gjykata e Tribunalit të Korrektimit De GOCUK, Turqi, me vendim Nr. 2010/196 ESAS, 2010/283, të datës 17.12.2010, e ka dënuar me 7 vjet burg, për veprën penale të “Falsifikim të dokumenteve zyrtare”, sipas neneve nr. 204/1, 53/1, 157/1, 53/1, të ligjit, nr. 52372, të Kodit Penal Turk.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.8%
-
Nuk e di
12.7%
Vota total: 3738
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Laç/ Përplasi të moshuarën me automjet, arrestohet 36-vjeçari (EMRI)
15 Janar, 10:59
-
Kreshnik Spahiu: Unë isha atje, kur votuan 500 emigrantë të dehur, në mënyrë kolektive dhe të ‘detyruar’…
15 Janar, 10:54
-
VIDEO/ Pesë ndeshje pa fitore, Chelsea vetëm 2-2 ndaj Bournemouth
15 Janar, 10:54
-
Kosovë/ Vrasja e Liridona Ademajt, Prokuroria Themelore ngre aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe 3 personave të tjerë
15 Janar, 10:53
-
VIDEO/ Nottingham ekipi i momentit, barazon 1-1 kundër Liverpool
15 Janar, 10:52
-
VIDEO/ Man. City gabon në udhëtim, Brentford e barazon 2-2 në fund
15 Janar, 10:51
-
GOLAT/ Manchester City ndalet 2-2 në fund, barazime me gola edhe për Liverpool e Chelsea
15 Janar, 10:48
-
Tiranë/ 81 vjeçari u gjet i pajetë në oborrin e banesës në Zall Bastar, dyshohet se është vrarë! Ekspertiza: Ka dëmtime në kokë shkaktuar nga sende të forta (EMRI)
15 Janar, 10:41
-
Aktivitetet kulturore/ ‘Ëndërr në papafingo’, shfaqje në teatrin ‘Skampa’, Elbasan! ‘Mbi miqësinë’ vjen në ‘Metropol’
15 Janar, 10:37
-
Kupa e Botës/ Lara Colturi grumbullon pikë të tjera për Shqipërinë, renditet e 13-ta në Austri
15 Janar, 10:25
-
Edison Ypi: Lutje të ftuarit në studio
15 Janar, 10:17
-
Kosovë/ Sveçla: Janë mbyllur institucione paralele serbe në 10 komuna
15 Janar, 10:08