Këshillit i Qarkut Kukës kundërshton reformën e qeverisë në arsim, e cila ka vijuar me mbylljen e disa universiteteve dhe filialeve në mesin e të cilëve është edhe ai i Kukësit. Kryetari i Këshillit të Qarkut Ibsen Elezi thotë se një vendim i tillë do të ndikojë negativisht ne jetën sociale dhe ekonomike të Kukësit, Hasit e Tropojës dhe më gjerë.
Vendimi ndërkohë nuk është mbështetur edhe nga senati i këtij filiali. Andrin Shehu, drejtues i senatit thotë se vendimi është i njëanshëm dhe i padobishëm për qarkun e Kukësit. Sipas tij, filiali duhet të mbështetet nga të gjithë faktorët lokalë, qofshin dhe ata politikë.
Kohë më parë Kryebashkiaku i Kukësit, Hasan Halilaj i ka bërë apel qeverisë që filialin e Kukësit të mos e trajtojë njësoj si filialet e tjera pasi ai plotëson të gjitha kriteret. Ai është drejtuar edhe me një memo Kryeministrit, Ministrisë së Arsimit, Kryeparlamentarit Meta që filiali i Kukësit të vijojë të funksionojë. Filiali i Universitetit te Tiranes ne Kukes u hap ne vitin 2007, me tre dege. Në fillim kishte 70 studentë ndërsa viti akademik që sapo u mbyll numëronte 1100 studentë në degët Administrim Biznes, Gjuhë e Huaj/ Angleze dhe Infermieri.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO