KUKES - Ujësjellësi i Kukësit vijon të mbetet një “mankth” për banorët dhe drejtuesit e ujësjellësit, teksa ende pa ardhur stina e verës kanë filluar problemet me furnizimin me ujë të qytetit.

Linjat e tubacioneve që furnizojnë me ujë të pijshëm qytetin, kanë filluar të dëmtohen . 
Sipas Ndërmarrjes së Ujësjellës Kanalizimeve, që nga ndërtimi i ujësjellësit të ri çarja e tubacioneve tashmë është një problem i përhershëm pasi tubat nuk e përballojnë dot presionin e madh të ujit

E gjithë sasia e ujit, që destinohet për lagjet e qytetit ,si pasojë e dëmtimit të së tubacioneve po përmbyt tokët bujqësore te fshatit Nangë.

Ndërtimi I ujësjellësit të Kukësit ka nisur që në vitin 2009 por edhe sot pas 6 vitesh ai ende nuk ka përfunduar plotësisht.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)