Banorët e fshatit Mëmëz në Kukës vijojnë protestat kundër kompanisë së hekur Nikelit “Viktoria Invest” e cila operon prej kohësh në këtë zonë.
 
Dje gjykata e Kukësit dha masën e sigurisë për 11 banore të Mamëzit që u shoqëruan gjatë protestave kunder kesaj kompanie, sakaq për pesë prej tyre u dha masa e sigurisë “arrest me burg”.
 
Duke marrë shkas nga kjo nxënësit e shkollës 9-vjeçare të Mamëzit me konsensusin familjes kanë vendosur të bojkotojnë mësimin.
 
Shkak për këtë është bërë masa e sigurisë “arrest me burg” për pesë prej banorëve të këtij fshati.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)