Kukës, thyhen posterat e kandidatit Safet Gjici! Partia Socialiste: Akte vandale, përballë dhunuesve alternativa jonë e vetmja! Policia vë nën hetim dy autorët e dyshuar

Paraditen e sotme ne qytetin e Kukësit, persona ende të pa identifikuar kanë thyer posterat e kanididatit të Partisë Socialiste Safet Gjici. Kjo ngjarje është bërë publike dhe denoncuar nga Granit Gjana, përfaqësues i Partisë Socialiste Kukës. Policia e Kukësit ka identifikuar 2 autorët e dyshuar dhe i ka vënë nën hetim. 

Në këtë reagim ai dënon ashpër vandalizmin që ka ndodhur paraditen e sotme si dhe kërkon nga institucionet që të gjenden personat të cilët kanë kryer këtë vepër kriminale duke thyer dhe grisur posterat në mes të qytetit. Gjana thotë se në përballje manifestojnë vetëm vepra shkatërrimi duke treguar se kanë mbetur tek e shkuara.

"Siç e shikoni, kundërshtarët tanë në këtë përballje, jo vetëm që nuk kanë mundësinë, por as ndonjë gjë tjetër përveç këtyre akteve vandale se çfarë t'iu ofrojnë qytetarëve të Kukësit.  E vetmja gjë që ata manifestojnë në këtë përballje është e shkuara e veprave të  tyre, që janë shkatërrimi. Me këto veprime, nuk besoj se qyetarët kuksian jo që nuk besojnë, po as nuk mund të shpresojnë për një fytyrë tjetër. Janë ata që kanë qenë me të njëjtat qasje, sjellje dhe risi. Mendonim se u ka humbur vetëm vula, por me veprimet e tyre ata kanë humbur këdo element demokratik të një lufte politike dhe të përballjes në konkurrimin për qytetarin e parë të Kukësit. Do ju kërkoja në emrin tim dhe të Partisë Socialiste Kukës nëpërmjet kësaj deklarate që jo vetëm të ndalonin këto aktet, por dhe të distancohen nga këto sjellje.

Është momenti që të tregojmë vlerat dhe qytetarinë që na karakterizon ne qytetarëve kuksian dhe mos ti bëni pis me akte të tilla qytetarët dhe qytetarinë tonë krenare.  Ne socialistët me qasjen dhe sjelljen tonë në këto zgjedhje, përveç  risive dhe ndryshimeve madhore të Kukësit, do vazhdojmë të jemi ndryshe. Përballë këtyre akteve slogani jonë jo vetëm që është i arrirë po merr akoma dhe më shumë vlera.  Në do vazhdojmë të mbjellim për të ndryshuar gjithëka edhe kotë  veprime vandale të vulhumburve", ka thënë ai. 

Gjana fton qytetarët që t'i dënojnë këto sjellje me votë në zgjedhjet e 14 majit duke shtuar se janë pro risive dhe ndryshimeve madhore, jo veprimeve të dhunës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:07
Thyen posterat e Safet Gjicit në Kukës, policia vë nën hetim 2 autorët

1682879734_finalprojekt.00392217.Still035.jpg

Policia e Kukësit ka vënë nën hetim dy autorët e dyshuar për dëmtimin e posterit të Safet Gjicit në Kukës.

Njoftimi i policisië:

Dëmtuan 2 postera të një subjekti politik, Policia identifikon dhe procedon penalisht 2 autorët e dyshuar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës, pasi kanë marrë njoftim se rreth orës 12:00, në qytetin e Kukësit, shtetas të paidentifikuar kishin  dëmtuar 2 postera të një subjekti politik, menjëherë kanë shkuar në vendngjarje.

Falë informacioneve të marra në rrugë operative, është bërë i mundur identifikimi i autorëve të dyshuar

Në përfundim të veprimeve të para procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës proceduan penalisht shtetasit R. D., dhe S. C., të dy banues në Kukës, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”.

Materialet procedurale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

K.T.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Luizi BBV: 01/05/2023 09:28

    Lag qofte te ishin thyer posterat e kandidatit te PDse! Non grata konferenc shtypi per thyerjene e posterave te kandidatit ton,kriminelet e Edit thyen posterat e kanditatit ton,OSBEje te marri masa per kete krim ndaj PDse.

    Përgjigju
  • O tej: 30/04/2023 16:38

    Kafsha mbetet kafshe.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar