Kukës/ Ura e madhe mbi Drin, debate në këshillin bashkiak! I kërkohet ARRSH-së të mos bllokohet kalimi nga ura e vjetër, zgjatet 4 km rruga për banorët

Këshilli bashkiak i Kukësit vendosi unanimisht t’i kërkojë autoritetit rrugor që ndërtimi i urës së madhe mbi lumin Drin të mos nxjerrë jashtë funksionit urën vjetër pasi për banorët e zonës bllokohet hyrje-dalja në pjesën perëndimore te qytetit.

Banorëve u duhet të bëjnë një rrugë shtesë 4 km deri në rreth-rrotullimin e Gostilit për të kaluar në urën e re.

Edhe Nënkryetari i bashkisë Vladimir Spahiu tha se janë dërguar dy variante dhe se bllokimi i urës së vjetër krijon anomali për qytetin dhe duhet gjetur një zgjidhje.

‘Dhe ne jemi dakord që bllokimi i urës së vjetër krijon anomali në mënyrë absolute. Unë jam specialistë inxhinieri dhe jam  konsultuar me një sërë kolegësh dhe të gjithë janë një zëri e thonë që bllokimi i asaj ure është një anomali për qytetin. Në këtë kontekst ne i kemi kërkuar edhe kryetarit të bashkisë, por edhe bashkia vetë gjatë gjithë kësaj kohe por, është marrë edhe më përpara. Ka dërguar edhe kërkesat përkatëse, edhe deri tani nuk ka pasur ndonjë reagim. Por, gjithsesi na është premtuar se do merret kjo situatë në shqyrtim, dhe mos të merremi më shumë me këtë punë, mos ta politizojmë’, thotë Vladimir Spahiu.

Ura e re mbi Drin plotëson kalimin me katër korsi te gjithë gjatësinë e rrugës se Kombit nga Morini ne Rrëshen dhe shmang problematikat e deritanishme te fluksit te mjeteve ne urën vjetër dhe radhët gjate sezonit.

Por banorët e Kukësit e të Tropojës kanë përdorur kahun perëndimor nga ura e vjetër për të lëvizur, pasi distanca është e shkurtër si dhe shmangë trafikun në rrugët e qytetit.

“Në momentin që ne i kërkojmë që duam hapje, duam rrugë dinjitoze e kalojn problemin tek vetja. Nuk është problemi tek ne, nuk është problemi te Kukësi. Ne e kemi rrugën, ne e kemi hyrjen. Pra ato me akte të kundraligjëshme, me veprime të drejt për drejta apo të tërthorta po refuzojnë, po duan ta ndalojnë rrugën në hyrje”.

“Në qoftë se këshilli mendon që duke lënë interest, qoftë partiake, ne duhet të arrijmë sot në një pro-memorie që duhet tia dërgojmë qeverisë, ARRSH-së e institucioneve shtetërore. Ne nuk kemi punë me koncesionarin, ky ka një kontratë pune me qeverinë. Nuk ka lidhje me këshillin e bashkisë”.

“Të lejm një datë të caktuar, të vijn të japin një informacion në prani të komunitetit të Kukësit, këshilltarëve e gjithë të pranishëmve”.

Ne duhet t’ju drejtohemi specialistëve që janë të kësaj fushe që tna tregojnë një projektë sesi do të zgjidhet kjo punë. ne mund të dërgojm 100 herë kërkesa, po duhet tna vendoset një projektë sesi të zgjidhet kjo punë”.

Në mbështetje të shqetësimit të banorëve u shprehën edhe grupet e interesit dhe shoqëria civile.

“Thirrja e shoqërisë civile, e organizatave e atyre që mendojnë se çdo person që ka një përgjegjësi i cili mundet të ndikojë në këtë rast është mirë që ta bëjë publike si ju sot, qëndrimin e mendimin tuaj. Ta bëjn publike para qytetarëve, në rrjetet sociale, në median lokale”, thekson Rifat Demalija.

G.K/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që në Shqipëri të ndalohet përdorimi i euros për pagesa?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Rripin e Gazës/ Gjykata e Hagës: Politikat e vendbanimeve të Izraelit shkelin ligjin ndërkombëtar! Netanyahu: Nuk mund të jemi pushtues në tokën tonë

Lufta në Rripin e Gazës/ Gjykata e Hagës: Politikat e vendbanimeve të Izraelit shkelin ligjin ndërkombëtar! Netanyahu: Nuk mund të jemi pushtues në tokën tonë