Lufta në Rripin e Gazës/ Gjykata e Hagës: Politikat e vendbanimeve të Izraelit shkelin ligjin ndërkombëtar! Netanyahu: Nuk mund të jemi pushtues në tokën tonë

Lufta në Rripin e Gazës/ Gjykata e Hagës: Politikat e vendbanimeve të Izraelit shkelin ligjin ndërkombëtar! Netanyahu: Nuk mund të jemi pushtues në tokën tonë

Paneli i gjyqtarëve në Gjykatën Ndërkombëtare

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, tha sot se prania e Izraelit në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor shkel ligjin ndërkombëtar, duke bërë thirrje thirrje që t’i jepet fund menjëherë ndërtimit të vendbanimeve.

Ky është një dënim i paprecedent i  lëshuar nga Gjykata Ndërkombëtare lidhur me sundimin e Izraelit mbi tokat që i ka pushuar 57 vjet më parë. Është një vendim që mund të ketë më shumë efekt në opinionin publik ndërkombëtar sesa në politikat izraelite.

Kryetari i Gjykatës, Nawaf Selam, për rreth një orë lexoi deklaratën e plotë të komisionit të përbërë nga 15 gjyqtarë nga e gjithë bota.

Gjykatësit përmendën një listë të gjatë të politikave, përshirë edhe ndërtimin dhe zgjerimin e vendbanimeve izraelite në Bregun e pushtuar Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor, përdorimin e burimeve natyrore në këto zona, aneksimin dhe vendosjen e kontrollit të përhershëm ndaj tokave dhe politikave diskriminuese ndaj palestinezëve. Të gjitha këto, thanë gjyqtarët, Izraeli janë në kundërshtim me nenin 49 të Konventës së Katërt të Gjenevës.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, e kundërshtoi këtë gjë duke thënë se territoret janë pjesë e “atdheut” historik të popullit hebre.

“Populli hebre nuk është pushtues në tokën e vet, as në kryeqytetin tonë të përjetshëm Jerusalemin, as në tokën e të parëve tanë në Jude dhe Samari. Asnjë vendim nga Haga, nuk do ta shtrembërojë këtë të vërtetë historike, ashtu siç nuk mund të kontestohet ligjshmëria e zgjidhjes izraelite në të gjitha territoret e atdheut tonë”, tha Netanyahu.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që në Shqipëri të ndalohet përdorimi i euros për pagesa?



×

Lajmi i fundit

Vuçiç reagon për ekzekutimin e Faton Hajrizit: Ka gjëra të çuditshme! U reagua konform ligjit

Vuçiç reagon për ekzekutimin e Faton Hajrizit: Ka gjëra të çuditshme! U reagua konform ligjit