KUKËS - Administratori dhe inxhinierja e një firme ndërtuese u arrestuan këtë të shtunë nga Policia pasi nuk kishin garantuar sigurinë në punë gjatë punimeve për hidrocentralin në Borje të Kukësit, duke sjellë vdekjen tragjike të një 47-vjeçari.
Policia vuri në pranga 53-vjeçarin Brahim Elezi, administrator i firmës ndërtuese “Vëllezërit Elezi-Arusha e Ndërtimit” sh.p.k dhe 23-vjeçaren Malvina Çollaku inxhiniere-hidroteknike pranë kësaj firme. Ata akuzohen për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë.
Një ditë më parë në vendin e quajtur Bunake në fshatin Borje të Kukësit 47-vjeçari Lulzim Sadikaj gjeti vdekjen pasi u zu nga një masiv shkëmbor. Ai ishte duke punuar për llogari të firmës Elezi për hapjen e kanalist të tubacionit të hidrocentralit “Borje”.
Redaksia online
(Gre.M/Shqiptarja,com)
/Shqiptarja.com