TIRANË - Policia e Kukësi ka arrestuar një shtetas, i cili dyshohet se ka kryer një vjedhje me dhunë në dëm të një shtetasi me origjinë nga Kosova, ngjarje kjo e ndodhur më datën 21 tetor 2014.
Sipas burimeve nga policia e Kukësit, arrestimi është bërë mbrëmjen e djeshme. I arrestuari është Çapajev Muja, vjeç 19, nga fshati Shtiqen, Komuna Shtiqen.
Ky ishte person i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kukës ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg" për veprën penale të "Vjedhjes me dhunë, kryer në bashkepunim". Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasit L.Ejupi dhe I. Istrefi, të cilët janë arrestuar disa ditë më parë nga Policia e Kukësit dhe Gjykata ka caktuar për ta masën e sigurisë "Arrest në burg", më datën 21.10.2014, kanë vjedhur me dhunë në Morinë një shtetas kosovar.
Gjatë operacionit për kapjen e këtij shtetasi eshtë arrestuar edhe shtetasi Lavdrim Basha, vjeç 30, pasi ka përkrahur autorin për të mos e arrestuar policia duke kundërshtuar me dhunë forcat e policisë. /ATSH/
/Shqiptarja.com