Kukësi fiton me përmbysje, Laçi merr humbjen e parë në kampionat

Kukësi fiton me përmbysje, Laçi merr humbjen e parë në kampionat

Skuadra e Kukësit

Pas disfatës me Partizanin, Kukësi është rikthyer te fitoret në kampionat pasi ka mposhtur me përmbysje 1-2 Kastriotin. Krutanët kaluan të parët në avantazh, teksa në minutën e 21 braziliani Roxher mposhti portierin Frashëri. Ishte pikërisht ky i fundit që në pjesën e dytë shkaktoi një penallti, por për fatin e mirë të verilindorëve e priti duke i mos i dhënë mundësi vendasve të dyfishonin rezultatin.

Ky episod duket se zgjoi skuadrën e Cungut që në minutën e 55-t barazoi shifrat me Shametin që realizoi me kokë. Goli i përmbysjes do të vinte pak para fundit. Ishte braziliani Melo ai që i dha fitoren Kukësit, por që njëkohësisht ndikoi edhe që trajneri Plori i Kastriotit të jepte dorëheqjen pas ndeshjes.

Ndërkohë Laçi ka marrë humbjen e parë në kampionat pasi është mposhtur 0-3 nga Laçi në javën e 9-t të Superligës. Ndeshja nisi në malore për kurbinasit pasi Xhixha që në minutën e 3-t të ndeshjes u ndëshkua me karton të kuq. Deri në përfundimin e lojës durrsakët shënuan tre gola, dy me sulmuesin Latif dhe nji me Gerhard Prognin.

Me këtë rezultat Teuta ngjitet përkohësisht në vendin e 5-t me 14-t pikë, 2 më pak se Laçi I vendit të katërt.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë