Kukësi i jep lamtumirën titullit, Flamurtari nuk ndalet. Tre pikë jetike për Luftëtarin

Kukësi i jep lamtumirën titullit, Flamurtari nuk ndalet. Tre pikë jetike për Luftëtarin

Kukësi i ka dhënë lamtumirën pretendimeve për titull në Superligë pasi verilindorët kanë pësuar një disfatë të papritur në ndeshjen e sotme kundër Flamurtarit. Në “Elbasan Arena” verilindorët e Ernest Gjokës janë mposhtur 1-2 nga skuadra vlonjate, duke e dërguar kështu diferencën në 12 pikë me Partizanin kryesues pas javës së 29 të kampionatit.

Ishte shkodrani Xhevahir Sukaj ai që fillimisht zhbllokoi rezultatin, ndërsa në fillimin e pjesës së dytë Musta dyfishoi për Flamurtarin. Edhe pse Rexhinaldo shkurtoi diferencat, Kukësi në fund e pati të pamundur të dilte me pikë. Me këtë humbje Kukësi vë në pikëpyetje edhe vendin e dytë, pasi Flamurtari i vendit të tretë pozicionohet vetëm me 1 pikë më pak.

Ndërkohë ndeshja tjetër e orës 15:45 mes Luftëtarit dhe Laçit ka përfunduar me rezultatin 1-0. Golin e fitores për gjirokastritët e realizoi Dunga në minutën e 52-t.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja