Kukësi është skuadra e fundit që ka siguruar një biletë në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë pasi në sfidën e kthimit të luajtur në “Elbasan Arena” kundër Teutës ka fituar me shifrat 1-0.
Skuadra verilindore vinte në këtë takim e avantazhuar, pasi në ndeshjen e parë të zhvilluar në Durrës kishte barazuar 2-2. Gjithsesi përkundër këtij fakti Kukësi ka bërë detyrën falë Rexhinaldo i cili realizoi golin vendimtar për këtë sfidë në minutën e 81.
Më herët në gjysmëfinale është kulaifikuar Tirana dhe Luftëtari, ndërsa Skënderbeu e ka prekur këtë fazë pa u angazhuar në fushë si pasojë e dënimit të Kamzës.