Kukësi në shtëpi, stadiumi 'Zeqir Ymeri' gati brenda shtatorit! Gjici: Do bëjmë 3 afrime në merkato, synojmë titullin

Kukësi do të rikthehet të luajë në shtëpi pasi brenda muajit shtator pritet që stadiumi “Zeqir Ymeri” të jetë gati. Pas shumë muajsh punimesh çdo gjë po merr formë në impiantin e ri modern të stadiumit dhe shumë shpejt nis puna për montimin e stolave dhe më pas fushës. Safet Gjici kryetari i Bashkisë Kukës dhe njëkohësisht presidenti i nderit i klubit  thotë se brenda shtatorit më në fund skuadra do të rikthehet të luajë në shtëpi pas gati tre vitesh:

"Besoj që brenda shtatorit  do të kthehet ekipi në stadium ku punimet po ecin me ritme të shpejta. Janë disa akserorë dhe janë porositur stolat e fusha dhe disa elementë të tjerë siç është edhe fusha stërvitore. Kështu që besoj se stadiumi do jetë gati brenda shtatorit. Sipas kalendarit Kukësi i luan jashtë ndeshjet e para por ne presim që ekipi të kthehet në fushën e vet, shtëpinë e vet dhe me dy-tre blerje skuadra kompletohet tërësisht" tha Safet Gjici, President nderi i Kukësit.

Gjici thekson se objektivi i Kukësit edhe për këtë sezon është fitimi i titullit kampion duke pranuar që konkurrenca është e madhe. Gjici konfirmon se skuadra do të bëjë edhe dy-tre blerje dhe më pas kompletohet. Kukësi nën drejtimin e trajnerit të ri Diego Longo po kryen fazën përgatitore në Slloveni për të qenë gati për ndeshjen e parë në kampionat kundër Egnatias më 11 shtator.

I.K/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen