Kukësi ka arritur të fitojë me rezultatin 3-1, përballë Kastriotit. Ky rezultat e ngjit Kukësin në krye të Kategorisë Superiore.

Për sa i përket ndeshjes, miqtë kaluan të parët në avantazh me Arbër Bashën në minutën e 27-të, teksa Edison Ndreca, vendosi baraspeshën, me një predhë më të majtën.

Pjesa e parë u mbyll në baraspeshë totale, teksa fragmenti i dytë i lojës foli i gjithi për Kukësin, që arriti të shënonte 2 herë me kroatin Edi Basha në minutat 46’ dhe 68’.