VIDEO/ Kukësi rrezikon rënien, merr 1 pikë me Teutën! Trajneri Rrahmani: Lojtarët janë në tension nga drejtuesit

Kukësi nuk ka mundur të shkojë më shumë se një barazim pa gola me Teutën në javën e 32 të Superligës, duke vijuar të rrezikojë më shumë rënien nga Superliga për sezonin e ardhshëm.

Edhe pse në ‘Kukës Arena’ verilindorët provuan me çdo kusht të fitonin 90 minutat e mbyllën 0-0. Kjo bëri që Kukësi të vijojë të renditet në vendin e 8 me 37 pikë dhe nëse kampionati mbaron këtu duhet të bëjë ‘play-off’ për të qëndruar. Gjithsesi është vetëm 1 pikë më pak se Erzeni i vendit të shtatë.

Pas përfundimit të ndeshjes trajneri Rrahman Hallaçi u shpreh: “Kishim menduar që të merrnim fitoren, tentuam në këtë gjitha mënyrat. Dolëm në fund me dy sulmues por me shumë vështirësi nuk ia dolëm të realizonim shanset. U afruam, por përsëri vuajtëm te finalizimi. Pjesa e parë ishte e luftuar te të dy skuadrat, sot kishte luftë sportive. Nuk mjafton vetëm kaq, nuk kemi bërë një ndeshje perfektë, ashtu duhej të ishte nëse do të kishim shënuar golin e marrë tre pikët.

Ndryshimet në formacion? Shihej pak lodhje dhe rotacioni ishte mbi këtë gjë, Lojtarët janë të bllokuar edhe nga tensioni i rezultateve që priten nga drejtuesit. Por nuk ka asgjë, asnjë keqkuptim me lojtarët. Me Partizanin do kujdes, u thashë që nuk kemi luksin të bëjmë rotacione të plota nga ndeshja në ndeshje se fundi është pak i vështirë. Do bëjmë nga pak, sidomos për pjesën kryesore të lojtarëve që i kanë bërë të gjitha ndeshjet.”

Ne.k./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit