Çerekfinalja e Kupës së Shqipërisë mes Teutës dhe Kukësit është mbyllur me shifrat 2-2. Fillimisht Rexhinaldo dhe më pas Shkurtaj i dhanë avantazhin e dyfishtë Kukësit, që krijoi përshtypjen e një kualifikimi të thjeshtë.

Më pas çuditërisht Teuta do të gjenta forcat të reagonte me Bushic e Hakaj barazoi gjithçka. Sa I takon policisë, edhe në këtë takim uniformat blu qëndruan jashtë stadiumit, ndërsa brenda tij kishte vetëm polici private.

FORMACIONET ZYRTARE 

Teuta: Hidi, Frashëri, Osmani, Arapi, Sidibe, Kallaku, Progni, Traore, Latif, Bushiç. Trajner: Bledi Shkëmbi

Kukësi: Frashëri, Maliqi, Shamet, Krasniqi, Teqja, Rroca, Dzaria, Limaj, Etemi, Çyrbja, Rexhinaldo. Trajner: Armando Cungu

Gjyqtarë: Enea Jorgji, Dojando Myftari, Ermal Barushi, Olsi Sokoli