Kukësi s'ndalet në merkato, tani firmos edhe me Mark Van Basten

Kukësi është një ndër klubet më aktive në ditët e para të merkatos të verës i kushtëzuar edhe nga pjesmarrja në eliminatoret e Europa League, pasi me datë 18 do të mësojë edhe kundërshtarin në turin e parë.

Pas dy zyrtarizimeve të portierit Avdyli dhe futbollistit Emiliano Musta pak ditë më parë, verilindorët kanë hedhur të zezën mbi të bardhë edhe për sulmuesin Mark Van Basten Çema. Nëpermjet faqes zyrtare klubi ka njoftuar se ka firmosur për dy vite me 21-vjeçarin i cili sezonin e fundit ka qenë pjesë e Dinamos në kategorinë e parë.

Në të kalurën Çema është aktivizuar në ekipet e moshave të Tiranës dhe Partizanit, ndërsa ky është një hap i rëndësishëm në karrierë.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Miratohet bonusi i qirasë për familjet e Kombinatit, Veliaj: Brenda verës hedhim shortin për shtëpitë e reja! I kemi fituar të gjitha gjyqet

Miratohet bonusi i qirasë për familjet e Kombinatit, Veliaj: Brenda verës hedhim shortin për shtëpitë e reja! I kemi fituar të gjitha gjyqet