Kukësi zgjidh çështjen e pankinës, emëron trajnerin e ri

Kukësi zgjidh çështjen e pankinës, emëron trajnerin e ri

Enkeleid Dobi

Enkeleid Dobi është zyrtarisht trajneri i ri i skuadrës së Kukësit. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ekipi verior në një njoftim në rrjetet sociale.

‘Mirëserdhe Enkeleid Dobi. FK Kukësi njofton se Enkeleid Dobi është zyrtarisht trajner i skuadrës sonë!

Tekniku 47 vjeçar do të marrë drejtimin e skuadrës dhe ditën e nesërme do të prezantohet para mediave e më pas do të zhvillojë seancën e parë stërvitore në kompleksin "Football Republic".

Dobi vjen te ekipi ynë pas një eksperience në Poloni, aty ku ka drejtuar skuadrat e Gornik Polkoëice dhe Ëidzeë Lodz.

Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje trajnerit Dobi dhe suksese në drejtimin e ekipit tonë.’- thuhet në njoftimin e ekipit.

Dobi u zgjodh në krye të Kukësit, pas largimit të Skënder Gegën, i cili dha dorëheqjen dje. Kukësi është i fundit me 2 pikë në renditjen e Superligës pas 4 ndeshjeve të para.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Asnjë taksë për 10 vite!' Rama fton shqiptarët në Britani të investojnë në malet e Shqipërisë

'Asnjë taksë për 10 vite!' Rama fton shqiptarët në Britani të investojnë në malet e Shqipërisë