Kule akuzon sërish Konin për diplomat, studentët në rektorat për të dorëzuar listat emërore (VIDEO)

Disa studentë të Fakultetit Ekonomik në Tiranë mëngjesin e sotëm iu drejtuan dekanatit për diplomat e tyre, të cilat ende nuk po i marrim. Kjo për shkak se dekani i këtij fakulteti Dhori Kule dhe rekori Mynyr Koni janë versione të ndryshme përsa i përket listave të emrave. Njëri thotë se i ka dërguar, ndërsa tjetri se nuk kanë ardhur.

Si rrjedhojë e kësaj kërkesë në formë proteste mëngjesin e sotëm Dhori Kule, i priti studentët në dekanat ku i premtoi se do ti marrin diplomat pasi emrat janë dërguar, por nuk tha se kur. Në fjalën e tij para mediave Kule dha mesazhin se nuk duhet të bëjnë asnjëherë kompromis me shkeljen e ligjit se më pas bëhen robër të shkeljeve.

“Të drejtën që u është cënuar me të drejtë. Kartonat e diplomave patjetër që do ti merrni, por në jetë meqë do jeni menaxherë burimesh, asnjëherë mos bëni kompromis për shkeljen e ligjit. Ju bën rob të shkeljeve dhe nuk e ndalni dot. Jam përpjekur mes të tjerave për ta dhënë dhe këtë mesazh. Jemi në fazën që presim maturantët.

Asnjëherë mos bëni kompromis me të keqen, kështu që faleminderit ju që jeni konseguentë. Ju që keni mbaruar dhe ata që janë studentë, sërish nëpërmjet këtij mesazhi, do u japim atë të drejtë. Studentët tanë i kërkojnë të gjitha vendet e punës”, tha Kule.

Në përfundim, Kule lexoi mesazhin që i ka dërguar rektorit Mynyr Koni dhe përgatiti një tjetër shkresë duke i dërguar sërish listat, për të cilat thotë se i disponon që me 25 shkurt.

“Ju e dini që 90 prej tyre i kam firmosur tek listat. Kjo situatë në mes të firmosjes së disave jo të gjithave është anormale, por jo e pazgjidhshme. Çfarë do bëjmë me listat? Unë kam me vete të gjitha listat për 1034 studentë. Do lexoj shkresën që i kam bërë rektorit Mynyr Koni.

Rikërkoj në mënyrë urgjente të nënshkruani diplomat për studentët. Ju vë në dukje se asnjë justifikim nuk ju legjitimon të mos përmbushni detyrimin ligjor ndaj studentëve. Kjo është më tepër alibi për opinionin publik pasi listat i dispononi që me  25 shkurt,”- tha Kule.

Ndërkohë pas pak çastesh studentët kanë mbërritur në rektorat për të dorëzuar listat emërore.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka