Kulluri: Aleatët nuk e zgjedhin dot krizën brenda PD! Basha përgjegjës kryesor

Kulluri: Aleatët nuk e zgjedhin dot krizën brenda PD! Basha përgjegjës kryesor

TIRANË- Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri e ka cilësuar platformën e përgatitur nga aleatët, si një tregues që e djathta është në krizë.

Për Kullurin, një nga zërat më kritik të Bashës, PD-ja ka një tjetër nevojë urgjente që është kriza që vjen nga brenda kësaj force politike, teksa bën përgjegjës kryesor kryedemokratin. Kriza, thekson Kulluri, ka ardhur si pasojë e 4 problemeve kryesore: Mungesa e meritokracisë dhe e garës, shpërfillje e demokratëve në të gjitha nivelet dhe mungesa e transparencës, mungesa e mbajtjes së përgjegjësisë për humbjen e 3 palë zgjedhjeve dhe mungesa e një programi qeverisës të qartë ideologjikisht.

Këto motive, për Kullirin e kanë çuar PD-në në krizë, e cila nuk mund të zgjidhet me anë të një platforme të aleatëve, por me anë të ballafaqimi mes demokratëve për të gjitha këto çështje kryesore.

Reagimi i plotë
Te dashur miq! Dje kryetaret e partive aleate te djathta te PD, kane bere nje propozim me 7 pika per te nxjerre te djathten nga situata e veshtire e pas 30 qershorit. Me vullnetin e mire per ta bere opoziten fituese te zgjedhjet te 2021, aleatet i kane ofruar Bashes nje sere propozimesh qe do rrisnin kolegjialitetin dhe perfaqesimin si arsyeja themelore e krizes.
Se pari, propozimet e ardhura nga partite e vogla nuk mund te jene zgjidhje per krizen e PD, pasi jane demokratet ata qe duhet te vendosin te ardhmen e partise se tyre. Problemet e thella te PD nuk jane ceshtje e nje grupi ish zyrtaresh te PD por krize perfaqesimi, krize gare, meritokracie dhe mbi te gjitha krize e nje leadership-i arbitrar ku vendos per cdo gje vetem 1 njeri, Lulzim Basha! Kjo nuk eshte parti demokratike apo perendimore dhe as model me i mire per nje qeverisje te neserme qe ne fakt eshte e pamundur. Se dyti, “keto semundje” jane te shtrira vertikalisht ne PD, pra ne baze. Demokratet jane po njesoj te shperfillur dhe te padegjuar ne nivel lokal ku s’ka gare, transparence dhe rregulla te qarta perfaqesimi. Se treti, PD ka nevoje per debat urgjent ku te “kuvendohet” per te tre pale zgjedhjet e humbura te 2015, 2017 dhe 2019 me keq akoma ne tavoline! Basha dhe ekipi i tij duhet te dalin perballe demokrateve ne bashkebisedim me ata qe nuk kane qene dakort me keto vendime qe kane cuar ne humbje te njepasnjeshme! Politika eshte perceptim qe vjen prej besimit dhe aftesise! Se katerti, PD ka nevoje urgjente te percaktoje parimet kryesore te nje programi qeverises te qarte ideologjikisht dhe praktikisht. Situata e rende e qeverisjes kerkon nje debat per vlerat qe perfaqeson Partia Demokratike.
Cdo levizje “makiazhi” qe u gjen nje vend pune ca politikaneve, nuk eshte zgjidhje. Personalisht u terhoqa nga gara( nese do kishte nje te tille) per Keshillin Kombetar per arsyet e mesiperme, dhe nuk mund te perfahihem ne nje “bashkim mekanik” qe nuk kalon permes nje procesi demokratizues te Partise Demokratike. Zgjidhja s’mund te jete siperfaqesore dhe “pazar njerezish” qe duan te ndajne karrige sot dhe pushtet neser! Gjithesesi, propozimet e aleateve te djathte jane shprehje e konstatimit te drejte se e djathta eshte ne krize dhe se nuk ka kohe per aventura te reja. Pra synojne zgjidhje nisur nga vullneti i mire. Zgjedhjet e vitit 2021 jane afer!

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë