Kulluri: Pas 15 marsit poli i djathtë, na duhen 700 mijë vota! Njerëzit e uritur kundër Ramës shkuan tek Meta...se Basha dështoi!

Një prej zërave kritik ndaj Lulzim Bashës, Edvin Kulluri në Report TV deklaroi se tubimi i 2 marsit tregoi se opozita nuk është më në dorë të Bashës, por të presidentit Ilir Meta. Sipas Kullurit Meta dje në manifestim bëri atë që duhet të kishte bërë opozita e drejtuar nga Basha, e cila dështoi n aksionin e saj.

"Pjesëmarrja e djeshme besoj si ishte e rëndësishme. Njerëzit iu përgjigjën thirrjes së presidentit duke shkuar në shesh për çështjet që ai ka ngritur. Por thelbi i protestës së djeshme është që ne sot kemi një mazhorancë me një pushtet absolute mbi 3 pushtetet, përballë një opozitë që ka dështuar. Dje Ilir Meta ka pasur sukses, në një protestë kundër një mazhorance absolute. Me afatin që vuri presidenti për tërheqjen e ligjit për emërimet në Gjykatë Kushtetuese nuk kemi parë reagim nga mazhoranca, por Rama nuk do të tërhiqet. 15 Marsi dhe vajtja e presidentit Meta për shpërndarjen e parlamentit është një skenar që mund të tensionojë situatën. Meta sot luan dhe rolin e drejtuesit të opozitës. Kjo uri që kanë njerëzit kundër mazhorancës i ka bërë që të shkojnë të Meta ku duhet të ishte Basha në krye të mitingut. Dalja dje në shesh e Metës akt i fortë, bëri atë që nuk bëri Basha", tha Kulluri.

Por çfarë pritet të bëjë e djathta shqiptare?

Kulluri në Report Tv zbulon se për të rikthyer besimin tek qytetarët do të krijohet poli i djathtë, që sipas tij do t'i sigurojë të djathtës 700 mijë vota, ku do të ftohen të gjithë aleatët e të djathtës.

"Basha është shumë vonë që të bashkojë popullin kundër Ramës, sepse e dëmtoi këtë popull me atë që bëri në 2017 por e thelloi gabimin e tij duke djegur mandate dhe bojkot të zgjedhjeve. Rama sot kërkon që t'i kapë të gjitha pushtetet. Duke parë aksionin e drejtuar nga Basha lind nevoja për dalje në zgjedhjet e ardhme me polin e djathtë. Unë gjykoj se pas gabimeve të Bashës nuk ka asnjë reflektim për hapjen e PD. Kjo kokëfortësi për të mbajtur partinë e mbyllur ka bërë që besimi i opinionit të jetë në kuotat minimale i shpjeguar prej rezultati të vitit 2017. Nuk janë blerë 330 mijë demokratë dhe kjo është turp që të akuzosh demokratët që kanë shitur votat. Po nuk u bashkua elektorati i djathtë në një platformë të qartë të djathtë, nuk ka asnjë shans që të kemi rotacion. Ftesa për Bashën nga ky grup i madh kritik, të ndryshojmë qeveri në e këtij vendi të fitojmë zgjedhjet. E kërkojmë për bashkuar të djathtën. Nga Basha nuk ka asnjë reflektim, PD. është e mbyllur. Ka nisur puna për t'i dhënë një zgjidhje rrëzimit të Edi Ramës. Do bëjmë një koalicion me partitë e djathta pa Lulzim Bashën, pasi ai nuk do rrëzimin e Ramës. Duam të çojmë mbi 700 mijë vota për të djathtën, ndërkohë që Basha siguron vetëm 400 mijë. Ky është një front kundër Edi Ramës", tha Kulluri.

Kulluri deklaroi pas përfundimit dhe rezultati për reformën zgjedhore, pas 15 marsit do të ketë dhe zhvillime. Sipas Kullurit poli do të jetë me të gjithë aleatët e djathtë, ku dhe pse vetë Basha është i njohur me këtë lëvizje nuk ka dëshirë për të ndihmuar këtë koalicion, i cili do të bëhet dhe pa të. Koalicioni sipas Kullurit do të bëhet dhe me figura publike dhe kontribut dhe që janë kundër modelit  autokratik të Bashës në drejtimin e PD, duke lënë hapësirë për të gjithë kritikët e Bashës.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bentirona: 03/03/2020 22:36

    Keni kapur fundin me cfare gangosh afroni ne studiot e tv. Ke ilir meta coj bo*et... gjithe shqiperia e di kush eshte

    Përgjigju
  • llurba: 03/03/2020 21:24

    Zoti Mender, je thesht nje parazit qe pret te bjene te mirat nga qielli

    Përgjigju
  • KALLARI: 03/03/2020 20:31

    Ky kallari na doli kallari si bur shteti kur ky sdi me lidh oahkurin e brekve e ktu del e bo si profesor me 8 vjeçare e me dipllom të bler.

    Përgjigju
  • te gjithe analista: 03/03/2020 18:39

    e su u ben te gjithe analista dhe fallxhore ne shqiperi?te gjitha i ditka ky i kulluari.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë