Kulluri pas sulmit të militantit ndaj Rudina Hajdarit: Paçi fatin tuaj o kryetarë! Nuk ju voton asnjë njeri normal

Kulluri pas sulmit të militantit ndaj Rudina Hajdarit: Paçi fatin tuaj o kryetarë! Nuk ju voton asnjë njeri normal

Edvin Kulluri

TIRANË- Ish- anëtari  i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri, një prej nismëtarëve të lëvizjes 'Basha ik' brenda Partisë Demokratike ka reaguar pas sulmit që një militant i djathtë i kamufluar si nxënës bëri ndaj deputetes Rudina Hajdari.

 Kulluri sjell në vëmendje edhe sulmet e tjera që janë bërë ndaj të gjithë të djathtëve që kanë dalë kundër liderit të partisë.

Ai i quan 'hakërrimet' e kryetarëve të partive kryesore në vend autoritariste.

"Te jesh “perendimor” do te thote te besosh tek Liria! Liria personale(mos te denohesh pa prova), te gezosh pronen e trasheguar ose fituar permes blerjes apo dhurimit, liria e besimit ne fene qe zgjedh lirisht, liria e opinionit, liria e zgjedhjes politike, liria e bashkimit vullnetar ne organizata te ndryshme, liria e levizjes(te zgjedhesh te jetosh ku deshiron), liria ekonomike(te fitosh permes punes dhe talentit individual etj.. Per fatin tone te mire disa nga keto liri jane te cunguara por jo te mohuara, por ajo qe ben pershtypje eshte dhunimi verbal i disa prej tyre. Sulmet verbale por pothuajse fizike te disa militanteve te partive kryesore ndaj Ben Blushit ne Elbasan, Kastriot Islamit poshte shtepise se tij, ndaj Rudina Hajdarit dje ne Shkoder, Ralf Gjonit duke e sulmuar me boje, apo Jozefina Topallit permes deklaratave te PD dhe RD, duke mos lene pa permendur dhe sharjet e fyerjet sidomos ne rrjetet sociale ndaj kritikeve te tjere te kryetareve te partive te medha, jane shfaqje e shemtuar e frymes anti-liri dhe anti-tolerance e lidershipit partiak shqiptar! Njerezit ne demokracite perendimore nuk sulmohen pse mendojne, flasin e veprojne ndryshe nga kryetaret dhe ca histerike sherbetore te kryetareve te partive. Cdo njeri edhe kur gabon e ben me vullnetin e tij te lire dhe askush s’ka te drejte ta sulmoje apo kercenoje verbalisht apo me keq akoma fizikisht per kete arsye. Kjo nuk eshte as perendimore, as demokratike dhe as perspektive integruese europiane per te cilen bertasin ne mashtrim kryetaret tane! Hakerrimet e Rames ndaj opozites se “nuk keni pare akoma” dhe aksioni “nuk ka zgjedhje me Edi Ramen” jane shprehje po kaq e vertete e aksiomes anti-demokrative te kryetareve tane! Keta njerez kane ngaterruar sistem duke u sjelle si autoritariste ne nje rregjim demokratik! Ndaj nuk i beson me kush, e as mbeshtet dhe voton asnje njeri normal ne Shqiperi! Paci fatin tuaj o kryetare!", shkruan Kulluri.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vicidoli: 27/09/2019 16:32

    A keta duan kallashin... mire e ka baca jone ARMATOSUNI

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja