SHKODËR- Një 49-vjeçar i shpallur në kërkim dy javë më parë në Shkodër, pasi policia zbuloi se kishte kultivuar kanabis.
Ai kishte kultivuar në fshatin Gruemirë në Malësi të Madhe, 321 fidanë dhe 52 bimë narkotike. Po ashtu në ambientet e një objekti në pronësi të tij u gjetën edhe disa bimë narkotike në proces tharjeje dhe një sasi municioni luftarak.
“Në zbatim të planit të masave të hartuar në kuadër të megaoperacionit kombëtar “Territor i pastër”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, identifikimin dhe kapjen e autorëve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga shtetasin P. C., 49 vjeç.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në kuadër të megaoperacionit “Territor i pastër”, pasi dyshohet se ka kultivuar në fshatin Gruemirë, 321 fidanë dhe 52 bimë narkotike, të cilat u gjetën dhe u asgjësuan nga Policia, 2 javë më parë. Në ambientet e objekti në pronësi të shtetasit P. C., u gjetën edhe disa bimë narkotike në proces tharjeje dhe një sasi municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, njofton policia.
Gjithashtu, 49-vjeçarin GJKKO ka caktuar masën e sigurisë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
36.2%
-
Të gabuar
59.1%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 6815
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Del nga rruga me motor dhe bie në një kanal, vdes efektivi i policisë në Shkodër! Shkak dyshohet moti i keq (EMRI)
25 Shtator, 08:39
-
Shkodra, 3 orë nën pushtetin e shiut me erë të fortë! Nën ujë pedonalja e sheshet kryesore (FOTO+VIDEO)
24 Shtator, 18:46
-
Tritoli ndaj banesës në Vaun e Dejës, Pronari verifikon kamerat e sigurisë: Autori Ishte i maskuar, vuri tritolin dhe u largua në këmbë
23 Shtator, 08:28
-
Vau i Dejës/ Shpërthen një lëndë plasëse në portën e banesës të 32 vjeçarit në fshatin Bushat (EMRI)
22 Shtator, 21:31
-
Shkodër/ Asgjësohen rreth 390 bimë kanabis, vihet në pranga 46-vjeçari! I sekuestrohet edhe municion luftarak
22 Shtator, 11:27
-
Pukë, shkrumbohet një banesë në fshatin Mesul, familja me 5 anëtarë mbetet në qiell të hapur
21 Shtator, 15:25
-
Ndryshime politike te socialistët në Shkodër, Spiropali ia dorëzon drejtimin kryebashkiakut Benet Beci: Do marrim rezultatin më të mirë në zgjedhjet e 2025
21 Shtator, 12:39
-
Vau i Dejës/ Kishte kultivuar 462 bimë narkotike në fshatin Hajmel, 2 në pranga, 1 në hetim
20 Shtator, 13:27
-
Vllaznia shet lojtarin e Kombëtares në Arabi, 200 mijë euro në arkat e shkodranëve
20 Shtator, 09:15
-
Shkodër/ Shpërthim me tritol në Postribë, lënda plasëse u vendos në derën e banesës! Prej vitesh e braktisur
20 Shtator, 07:06
-
Vihet në hetim Tan Brahimi, ish-banori i Big Brother, mbante në banesë hutën e mbrojtur me ligj
19 Shtator, 14:21
-
FOTOT/ Ja si duket pas rikonstruktimit shkolla ‘Muhamet Hasmuja’ në Malësi të Madhe
19 Shtator, 08:53