BERAT – Katër parcela serash të përshtatura për kultivimin e kanabisit u zbuluan mesditën e së hënës nga policia e Beratit në bashkëpunim me Shërbimin e Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave.
Ndërkaq një punonjës i policisë rrugore të Beratit, u arrestua në flagrancë nga hetuesit I dyshuar si I përfshirë në këtë aktivitet kriminal ndërsa policia asgjësoi në serën e zbuluar rreth 11 mijë rrënjë kanabis.
Sipas burimeve të policisë, Ilir Jaho, 34 vjeç, polici rrugor në komisariatin e Beratit si dhe dy personat të tjerë të shpallur në kërkim, me inicialet J. J dhe K.J, të afërm të të arrestuarit, dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kultivuar 11 mijë rrënjë bimë narkotike Cannabis Sattiva.
Bimët u zbuluan në fshatin Lapardha 2, të kultivuara në 4 sera. Hetimet po vijojnë, nëse ka persona të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Për efektivin e policisë hetuesit e Shërbimit të Çështjeve të Brendshme, i komunikuan akuzën e kultivimit të lëndëve narkotike në bashkëpunim. Burimet thonë se dyshohet se polici, mund të ketë shfrytëzuar lidhjet e tij për shkak të punës në polici, për të mos u zbuluar nga kolegët.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com