Një parcelë me 172 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa është zbuluar në afërsi të një banese në fshatin Berishë të Fushë Arrëzit, ndërsa në pranga kanë rënë dy personat që dyshohen se e kishin kultivuar.
Sipas Policisë, bëhet fjalë për babë e bir, T. M., 59 vjeç, dhe Y. M., 24 vjeç, banues në të njëjtin fshat. Ata u ndaluan pas kontrolleve të kryera nga efektivët e Komisariatit të Policisë Pukë në kuadër të operacionit "Territor i Pastër", që vijon në të gjithë vendin kundër kultivimit të bimëve narkotike.
Gjatë ndërhyrjes, policia asgjësoi me djegie 172 bimët e dyshuara narkotike, ndërsa një pjesë e tyre u sekuestrua për t'u përdorur si provë materiale në hetim.
Për rastin vijojnë veprimet hetimore, ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër.
Njoftimi i plotë
"Vihen në pranga 2 shtetas (babë e bir) pasi dyshohet se kanë kultivuar 172 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, afër banesës së tyre, në fshatin Berishë. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë, si rezultat i kontrolleve intensive në terren dhe i informacioneve të siguruara në rrugë operative, në kuadër të operacionit të koduar “Territor i Pastër”, për evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve, goditën një rast të kësaj veprimtarie kriminale. Në vijim të veprimeve hetimore për këtë rast u ndaluan shtetasit T. M., 59 vjeç dhe Y. M., 24 vjeç (babë e bir), banues në fshatin Berishë, pasi dyshohet se kanë kultivuar 172 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, në afërsi të banesës së tyre. Bimët narkotike u asgjësuan nga shërbimet e Policisë, me djegie, përveç një pjese që u sekuestrua si provë materiale. Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të rastit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme."
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë










Komente
Komento