Kultivuan kanabis në fshatrat e Krujës, 76 vite burg për 11 të pandehur, 1 shpallet i pafajshëm

Kultivuan kanabis në fshatrat e Krujës, 76 vite burg për 11 të pandehur, 1 shpallet i pafajshëm

Foto ilustruese

Tirane- GJKKO shpalli sot fajtorë dhe dënoi me 76 vite burg 11 anëtarë të dy grupeve kriminale të cilët kultivonin kanabis në fshatrat e Krujës, ndërsa shpalli një të pandehur të pafajshëm. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar nga trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët Erjon Bani, Flora Hajredinaj dhe Flojera Davidhi.

Hetimet mbi këtë çështje nisën në 2020. SPAK zbuloi me prova se dy grupe kriminale kultivonin disa parcela me bimë narkotike në disa zona të Bashkisë Krujë, konkretisht Njësia Administrative Cudhi, fshatrat Noj, Shkretë, Rranxë, Bruz Mal, Bruz Zall zona këto kufitare me njëra-tjetrën.

Në krye të dy grupeve kriminale që bashkëvepronin me njëri tjetrin ishte Bujar Sefa dhe Skënder Velaj të cilët janë dënuar konkretisht me 10 vite dhe 8.8 vite burg. 

Këto grupe kriminale jo vetëm që njiheshin mes tyre por kishin dijeni dhe për aktivitetin e njëri-tjetrit dhe se kishin pasur mbështetjen e strukturave të policisë vendore si dhe ato të administratës lokale, kryesisht punonjësve të policisë dhe kryepleqve të përfshirë dhe ato në aktivitetin e kultivimit, vërtetoi SPAK.

Kultivimi i kanabisit kryhej kryesisht në sipërfaqe tokash me pyll në pronësi shtet, të cilat shfrytëzohen për kullotë nga banorët e zonës. Në kontrollin e ushtruar për kanabisin në fshatrat e Krujës u sekuestruan 145.5 kg lëndë narkotike.

Bujar Sefa dje Skënder Velja u shpall fajtor për akuzat “Kultivim i bimëve narkotike kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, Prodhim dhe shitje e narkotikëve” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar krimina, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e drejtimit parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal.

Denimet e GJKKO-se, 1 korrik 2023
1- Bujar Sefa (alias Xaka) u dënua me 15 vite burg - I ulet 1/3 përfundimisht do të vuajë 10 vite burg - Drejtuesi i grupit kriminal II 
2- Lavdërim (alias Lulzim) Alimani u dënua me 12 vite burg - I ulet 1/3 përfundimisht do të vuajë 8 vite burg
3- Skënder Velja u dënua me 13 vite burg -  I ulet 1/3 përfundimisht do të vuajë 8 vite e 8 muaj burg - Drejtuesi i grupit kriminal II 
4- Agron Asllanaj u dënua me 10 vite burg - I ulet 1/3 përfundimisht do të vuajë 6 vite e 8 muaj burg
5- Armand Dervishi u dënua me 10 vite burg -  I ulet 1/3 përfundimisht do të vuajë 6 vite e 8 muaj burg
6- Asim Pulaci u dënua me 10 vite burg -  I ulet 1/3 përfundimisht do të vuajë 6 vite e 8 muaj burg
7- Edison Xaka u dënua me 10 vite burg - I ulet 1/3 përfundimisht do të vuajë 6 vite e 8 muaj burg
8- Xhemal Zogu u dënua me 10 vite burg - I ulet 1/3 përfundimisht do të vuajë 6 vite e 8 muaj burg
9-Shkëlqim Ismaili u dënua me 10 vite burg - I ulet 1/3 përfundimisht do të vuajë 6 vite e 8 muaj burg
10- Sabah Shehi u dënua me 10 vite burg -   I ulet 1/3 përfundimisht do të vuajë 6 vite e 8 muaj burg
11- Vait Taka - Shpallet i pafajshëm për akuzën "Prodhim dhe shitje e narkotikëve"
12 - Ahmet Pulaci -  u dënua me 3 vite burg -  I ulet 1/3 përfundimisht do të vuajë 2 vite burg

Ndaj të tjerëve rëndon akuza 'kultivim i bimëve narkotike' kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” “Grup i strukturuar kriminal”. Të gjithë të pandehurit do të vuajnë dënimin në një burg të sigurisë së lartë. Dosja u dërgua nga SPAK për gjykim në GJKKO në gusht të vitit 2023

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

 

S.G/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Izraeli u kërkon banorëve në Khan Younis në jug të Gazës që të evakuohen

Izraeli u kërkon banorëve në Khan Younis në jug të Gazës që të evakuohen