Mediat maqedonase raportojnë se në orët e para të së mërkurës, është zhvilluar një aksion i madh policor në zonën e quajtur si “Lagjja e Trimave” në Kumanovë.
Fokus i këtij aksioni mësohet se ka qenë shtëpia e Riza Jonuzit, i cili dyshohet se ka patur njohuri për konfliktin e armatosur në 9 maj të këtij viti, ku humbën jetën 9 policë.
Dëshmitarë dhe familjarë të Riza Jonusit, janë shprehur për gazetën “Lajm” se ishte ora 05.00 e mëngjesit kur policia bastisi shtëpinë e tij.
Pavarësisht këtij aksioni, mediat maqedonase thonë se Ministria e Brendshme ende nuk ka dhënë një arsye zyrtare për bastisjen e shtëpisë së Jonuzit, në “ Lagjen e Trimave”.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com