Kumanova, Bushati: S'u cënuan
kufijtë, Doda: Mbroni shqiptarët 

Kumanova, Bushati: S'u cënuan<br />kufijtë, Doda: Mbroni shqiptarët 
Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, i thirrur në një interpelancë nga deputetja demokrate  Mesila Doda mbi ngjarjen e rëndë të Kumanovës, ka deklaruar nga foltorja e Kuvendit se Shqipëria i qëndron bindjes së Maqedonia duhet të zbatojë marrëveshjen e Ohrit ndërsa thekson se vendi ynë është në mbështetje të plotë të stabilitetit të brendshëm maqedonas.

Për Bushatin, Ministria e Jashtme nuk e sheh atë që ndodhi në Kumanovë si teori konspirative e revolucioneve me ngjyra, por dëshmon vullnet për një bashkëjetesë paqësore me shtetin fqinj.

Sipas Bushatit, të drejtat e shqiptarëve të Maqedonisë nuk janë pengesë për anëtarësimin euroatlantik të Maqedonisë.

Por për Melisa Dodën nuk duhet të jetë prioritet i shtetit shqiptar stabiliteti i Maqedonisë, më shumë se sa të drejtat e bashkëkombësave shqiptarë në Maqedoni.

Sipas Dodës shteti shqiptar dhe ai i  ri Kosovës heshtin kur bashkëkombësit shqiptarë trajtohen si njerëz të dorës së dytë e bien viktima të politikave intriguese të fqinjëve.

Doda e quajti ish-ministren e brendshme maqedonase Janullovska, një psikopate vrasëse, ndërsa kërkoi që shteti ynë dhe ai i Kosovës të bashkohen në një front të vetëm lobimi për mbrojtjen e  të drejtave të  shqiptarëve nga albanofobët.
 
Debati i zbardhur ndërmjet Ministrit Bushati dhe deputetes Doda:
 
BUSHATI: Nuk janë vërejtur shenja cënimi të kufijve tanë. Marrëveshja e Ohrit, nuk është zbatuar as në ritmet e as në fushat e parashikuara në nenet e saj. Samiti i fundit i Natos në Uells bën thirrje për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit.

Çdo tendencë për të shtyrë në kohë zbatimin e saj është regres. Shpërndarja e barabartëe të ardhurave dhe liria e përkatësisë etnike të të gjithë anëtarëve të asaj shoqërie është detyrë.

Në këtë vijë të bashkërenduar atlantike duhet parë theksi që vuri kryeministri ynë për zbatimin e marrëveshjes. Kjo nuk është as bllokadë e jona por një norme standarti e firmosur edhe nga pala maqedonase. Shqipëria ka qënë dhe është në mbështetje të plotë të stabilitetit maqedonas dhe të drejtat e shqiptarëve nuk janë pengesë për anëtarësimin euroatlantik të Maqedonisë.
 
Ne kemi mbështetur faktorin politik shqiptar në Maqedoni. Për sa i përket dinamikës, ne  jemi pjesë e sensibilitetit që ka aleanca dhe do ndjekim detyrimet tona.
Shqipëria ndjek me përparësi zhvillimet e jetës politike në Maqedoni duke dëshmuar vullnet për një bashkëjetesë paqësore me shtetin fqinj.
Nuk është mbështetje për teori konspirative, e as për tendenca me revolucione me ngjyra, ne nuk i portretizojmë si revolucione me ngjyra sepse nuk i shërbejnë tëardhmes. Nuk ndihmojnë në kurimin e simptomave të krizëz Maqedonase.

Ne mbështesim dinamikat që forcojnë normat e demokracisë së shtetit fqinj.
Teoritë konspirative të revolucioneve me ngjyra janë alibi për ndërhyrjet në punët e brendshme të Gjermanisë.
Ne mbajnë marrëdhënie të rregullta me faktorin politik në Maqedoni, të cilët po ashtu e vlerësojnë marrëdhënien me ne.
Ne nuk jemi nxitur nga prirje të politikës së brendshme në lidhje me faktorin e jashtëm.
Qarkullimi i elitave politike i shërben shëndoshjes së jetës politike. Është populli shqiptar atje që përcakton udhëheqësit e vet dhe jo ndërhyrjet e jashtme.

MESILA DODA: Kuptova që interpelanca juaj është e përqëndruar në dy momente të rëndësishme: standartin e demokracisë dhe marrëdhëniet me fqinjët.

Por nuk është thjesht gjeopolitika nga duhet të nisemi. Sepse ajo që ka ndodhur në të vërtetë është se shqiptarët janë trajtuar si të dorës së dytë.

A do interesohet shteti amë për shtetasit e vet? A mund ta harrojmë ne që shtetasit tanë u trajtuan si viktima të ISIS?
Që shqiptarët dhunohen? Tërhiqen zvarrë? A do merremi seriozisht me gjysmëmilionë bashkëkombas që bien viktime e politikavetë vendeve ku jetojnë?

Janullovska, një psikopate vrasëse shtyp shqiptarët. Shqiptarë të pafajshëm vuajnë dënime që janë intriga të politikës maqedonase. Shteti jonë nuk hap gojë. Nuk mund të sillemi ne sikur kemi respekt për qëndrueshmërinë e Maqedonisë, por të kujdesemi për bashkëkombasit tanë.

Ne kemi parë deportime të Çamëve, të Kosovës,por sot kemi një tragjedi të re:
Nuk mund të ekzistojë dot një shtet që kthen 30 përqind të policisë në pakicë. Nuk mund të ekzistojë një shtet që vret njerëzit e vetëdorëzuar. Kjo është dhunim i të drejtës njerëzore. Veç një bashkëpunim real midis nesh mund të na forcojë nga albanofobët. Duhet lobim për bashkëpunim. Nuk duhet lejuar cënimi i jetës së bashkëkombësave tanë.

Kjo ngjarje do hetim ndërkombëtar. Duhet hetim transparent nga persona të painfluencuar nga Gruevski,
Nuk duhet të jetë stabiliteti i Maqedonisë shqetësimi ynë por të drejtat e Shqiptarëve.
Ju nuk përmendët në asnjë moment faktorin shqiptar.
Na përket neve të merremi me të drejtat e bashkë kombësave tanë. Duhet të jemi të gjithë në një front.

Reaksia Online
(al.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!