Serie A/ Interi fiton dhe 'mbyll punët' e titullit për ditëlindje! Kumbulla e Bajrami në fushë, Sassuolo fiton pas tetë ndeshjeve! Marvin Çuni siguron penallti (VIDEO)

Serie A e futbollit është në javën e 28-të. Kjo e shtunë sportive filloi me dy ndeshje në orën 15:00, aty ku tri pikë siguruan vendasit e Cagliarit dhe Sassuolos. Inter luan në orën 18:00. Interi nuk ka të ndalur dhe pas suksesit 0-1 në udhëtim me Bolognan 'prek' titullin.

Interi fitoi 0-1 kundër Bolognas. Në "Dall'Ara" vendosi goli i Bisseck në minutën e 37-të. Krosimi i Bastoni u zhfrytëzua mirë nga Bisseck që i dha kështu tri pikë Interit në ditëlindjen e 116-të. Në këtë duel Kristjan Asllani luajti 30 minuta si zëvendësues i Calhanoglu. Mesfushori i Kombëtares feston sot ditëlindjen e 22-të. Me 75 pikë Interi kryeson renditjen, 18 pikë më shumë se Juventusi (-1 ndeshje) ndjekës.

Në "Mapei Stadium", Sassuolo fitoi 1-0 me Frosinonen. Në këtë sfidë për vendasit morën minuta Nedim Bajrami dhe Marash Kumbulla. Nga ana tjetër Marvin Çuni fitoi penallti për miqtë, me Kaio Jorge që e shpërdoroi në minutën e 90-të. Për vendasit golin me vlerën e tri pikëve e shënoi Thorstvedt në minutën e 58-të. Bajrami luajti 90 minuta të plota, ndërsa Kumbulla u fut në të 83 minutë. Kjo ishte fitorja e parë e Sassuolos pas tetë ndeshjeve që nuk shijonte tri pikët.

Në Sardegna, vendasit e Cagliarit siguruan tri pikë me vlerë kundër rivalëve direkt të Salernitanës duke i mundur 4-2. "Festivali i golave" filloi në minutën e 12-të me Lapadulën, teksa Gaetano dyfishoi për vendasit në fundin e pjesës së parë. Shumorodov shënoi dopietë në minutat 51 dhe 76-të, teksa ndërmjet tij Kastanos dhe Maggiore trembën vendasit, me rezultatin final 4-2.

Serie A, java 28-të:

E shtunë, 9 mars 2024

15:00 Cagliari 4-2 Salernitana

15:00 Sassuolo 1-0 Frosinone

18:00 Bologna 0-1 Inter

20:45 Genoa 2-3 Monza

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:12
VIDEO/ Inter mposht 0-1 Bolognan dhe 'prek' titullin për ditëlindje! Asllani luan 30 minuta


Interi fitoi 0-1 kundër Bolognas për raundin e 28-të në Serie A. Në "Dall'Ara" vendosi goli i Bisseck në minutën e 37-të. Krosimi i Bastoni u zhfrytëzua mirë nga Bisseck që i dha kështu tri pikë Interit në ditëlindjen e 116-të. Në këtë duel Kristjan Asllani luajti 30 minuta si zëvendësues i Calhanoglu. Mesfushori i Kombëtares feston sot ditëlindjen e 22-të. Me 75 pikë Interi kryeson renditjen, 18 pikë më shumë se Juventusi (-1 ndeshje) ndjekës.

Goli i Bisseck

 

S.Dh/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic