Kume: E drejta e qeverisë
për të bërë ndryshime

Kume: E drejta e qeverisë<br />për të bërë ndryshime
TIRANË - Juristi dhe ish-kreu i KQZ, Kristaq Kume, në një intervistë për Shqiptarja.com komenton vendimin e qeverisë për të zëvendësuar foton e presidentit të vendit me atë të Ismail Qemalit nga çdo zyrë e administratës shtetërore. Sipas tij kërkesa e PD për ta çuar këtë vendim në Kushtetuese është e drejtë.
 
Juristi Kume sqaron anën ligjore të marrjes së vendimit nga qeveria në rastin e zëvendësimit të fotos së presidentit, si dhe e konsideron të ligjshme nismën e PD.

Si e komentoni gjithë situatën për zëvendësimin e fotos së Presidentit me atë të Ismail Qemalit në zyrat shetërore?
Kushtetuta e konsideron Presidentin e vendit si kreun e shtetit gjë që nënkupton që në ambientet shtetërore duhet të vendoset kryetari i shtetit. Gjithësesi këtu duhen patur parasysh vendimet e qeverisë që në kohën e ish-kryeministrit, Fatos Nano. Pra, është e drejtë e qeverisë që të vendosë për këtë gjë. Gjithësesi është vetë Kushtetuta që e emëron Presidentin si kryetarin e shtetit. Për mendimin tim në këto kushte në zyrat e shtetit duhet që të vendoset fotografia e kryetarit të shtetit. Pastaj nga ana tjetër është vetë qeveria që vendos, përsa kohë që në Kushtetutë nuk thuhet shprehimisht te pjesa e simboleve, kjo të krijon mundësinë për ta kërkuar këtë gjë.
Kërkesa e PD?
Nëqoftë se dikush apo njëra palë nuk është dakort për këtë ndryshim të protokollit, mund të kërkoj interpretimin në Gjykatën Kushtetuese. Mund të kërkohet interpretimi për çdo vendim që merret nga qeveria, ku mund të kërkohet mendimi i Gjykatës Kushtetuese. Në këto kushte për PD-në nëqoftë se është vërtetë një çështje që ia vlen të kërkohet në Gjykatën Kushtetuese, mund të bëjë kërkesë të tillë. Por për mendimin tim është shumë më tepër se ç`ka kërkohet të bëhet me fotografinë e presidentit, përsa kohë që ne kemi precedent me vendimmarrjet e qeverisë lidhur me protokollin.
Kjo çështje ka marrë përmasa poltike....
E gjitha kjo mund të them se është produkt i sjelljes politike, sepse nëse mund të marrim një situatë tjetër që presidenti i Republikës do të ishte një president i zgjedhur me konsensusin e palëve, ngrihet pyetja, a do të ndodheshim tashmë para të njëjtit problem? Nëse ia vlen që të trajtojmë si problem. Kështu që mund të them se ka ngarkesa politike. Ka problem të tjera shumë të rëndësishme që mund të trajtohen sesa kjo çështja e fotografisë. Megjithatë kjo është situatë që dikush vepron, tjetri mund të kundërveprojë.
Cila fotografi do të ishte më e përshtatshme për tu vendosur në zyrat e administratës shtetërore?
Unë mendoj se në zyrat e shtetit duhet të jetë fotoja e kryetarit të shtetit. Kryetari i shtetit zgjidhet me konsensus, ai nuk u zgjodh i tillë, kështu që po ndodh dhe kjo që po ndodh. Kryetari i shtetit është Presidenti i Republikës këtë thotë Kushtetuta, në zyrat e shtetit ky duhet të jetë ai. Pastaj sesa ka figura historike është tjetër gjë. Pse të mos vendosim Skënderbeun?

Shkrimi u publikua sot (22.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Azgan Haklaj: Sali Berisha nuk është kryetar i PDSH-së

Azgan Haklaj: Sali Berisha nuk është kryetar i PDSH-së