Dosja Epstein vazhdon të zbulojë sekretet e saj. Pas zbulimit brenda saj të përmendjes qindra herë të emrave të ish-ministrit francez të Kulturës Jack Lang, diplomatit Fabrice Aidan, dirigjentit Frédéric Chaslin dhe pianistit Simon Ghraichy, një tjetër emër i shtohet një liste që duket e pafund: Al Seckel.
Ky amerikan, i lindur në vitin 1958 në New York dhe i vdekur në Saint-Cirq-Lapopie, një nga “fshatrat më të bukur të Francës”, përmendet më shumë se një mijë herë në rreth tre milionë e-mail-e të deklasifikuara së fundmi nga qeveria amerikane, siç ka konstatuar Le Figaro. Sipas hetimeve, atij i ishte besuar një operacion i gjerë “pastrimi” në internet, me synimin për të fshirë reputacionin e Jeffrey Epstein si kriminel seksual, i dënuar në vitin 2008 për trafik të miturish.
Lidhja me Isabel Maxwell, motrën e Ghislaine
Një mision me rëndësi të madhe për financierin amerikan, i cili sillte rregullisht vajza të reja në ishullin e tij privat Little Saint James për t’i abuzuar seksualisht. Në një e-mail të zbuluar nga Le Figaro, Epstein habitej me dirigjentin francez Frédéric Chaslin që një “asistente e re”, e ngjashme me aktoren Emmanuelle Seigner, kishte refuzuar në momentin e fundit një takim me të.
“Çfarë ndodhi realisht me të? Google??”, kishte pyetur Epstein, ndoshta duke iu referuar rezultateve që shfaqeshin kur kërkohej emri i tij. Shkëmbimet e para mes Al (Alfred) Seckel dhe Epstein datojnë nga viti 2010. Seckel paraqitej si mendimtar i lirë, i apasionuar pas iluzioneve optike, autor librash mbi artistë si Salvador Dalí dhe Giuseppe Arcimboldo, si dhe folës në TED dhe në Forumin Ekonomik Botëror të Davosit. Në vitin 2007 ai u lidh me Isabel Maxwell, motra e Ghislaine Maxëell.
“Pastruesi” i Google
Epstein i besoi Seckel menaxhimin e reputacionit online, me detyrën për të përmirësuar imazhin e tij si “filantrop”. Në një e-mail të tetorit 2010, Seckel premtonte se mund të zhdukte “të gjitha pisllëqet” nga faqja e Google për Epstein, duke manipuluar rezultatet e kërkimit (SEO) dhe duke përdorur një “ekip redaktorësh në Filipine” për të krijuar faqe të rreme lavdëruese.
U krijuan faqe si JeffreyEpsteinScience.com dhe JeffreyEpsteinSports.com për të mbushur faqen e parë të Google me përmbajtje pozitive dhe për të mbuluar artikujt negativë. Seckel përmendte edhe manipulimin e Ëikipedia-s, madje në një rast pretendoi se kishte “hakeruar” faqen për të zëvendësuar foton e arrestimit me një më favorizuese.
Ai kërkonte pagesa prej 10 mijë dollarësh përmes llogarisë së Isabel Maxwell, duke pretenduar se ekipet e tij punonin “ditë e natë”. Por Epstein u ankua se rezultatet nuk ishin të kënaqshme dhe kërcënoi se do të gjente dikë tjetër.
Përplasje dhe dyshime për mashtrim
Seckel këmbëngulte se situata ishte më e vështirë nga sa ishte parashikuar dhe mohoi se kishte tentuar ta zhvaste financiarisht. Megjithatë, sipas hetimeve të revistës Tablet në vitin 2015, Seckel rezulton të ketë qenë një mashtrues i njohur, i përfshirë në dhjetëra procese gjyqësore për mashtrim dhe mosrespektim kontratash.
U gjet i vdekur
Më 1 korrik 2015, Al Seckel u gjet i vdekur në Francë, në këmbët e një shkëmbi 30 metra të lartë. Trupi i tij ishte dekompozuar rëndë dhe u identifikua me ADN. Autoritetet ngritën hipotezën e vetëvrasjes, por kjo u bë publike vetëm shtatë vite më vonë.
Vdekja e tij i shtohet një serie vdekjesh të lidhura me rrethin e Ghislaine Maxëell dhe Jeffrey Epstein, përfshirë vetë Epsteinin, i cili u gjet i varur në qelinë e tij në Neë York në vitin 2019, ndërsa priste gjyqin për trafikim të qenieve njerëzore. Prokuroria e Parisit deklaroi shkurtimisht se në rast se personi ka ndërruar jetë, ndjekja penale ndaj tij shuhet. Ende nuk është e qartë nëse Al Seckel kishte nënshtetësi franceze.
Komente










