Kundër hartës së re gjyqësore por dhe kundër bojkotit, avokati Kola në Report Tv: Duhet zgjidhje institucionale! Po dëmtojmë interesat e qytetarëve

Ditën e sotme, sikurse ishte paralajmëruar  nga avokatët në të gjithë vendin kanë vendosur që të bojkotojnë për 10 ditë masat e sigurisë. Në kundërshtim të hartës së re gjyqësore, avokatët kanë vendosur të bojkotojnë pa afat seancat gjyqësore. Por 'braktisja' e masave të sigurisë duket se nuk do të zbatohet nga të gjitha mbrojtësit ligjorë.

Njëri prej tyre, avokati Julian Kola është shprehur kundër bojkotit, njëkohësisht është dhe kundër hartës së re gjyqësor, i ftuar në emisionin “Sot Live në Shqipëri” me gazetarin Andi Kapxhiu, avokati tha se bojkoti dëmton interesat e qytetarëve. Avokati Kola shprehet se KLGJ me miratimin e hartës së re gjyqësore duhej që paraprakisht të kishte diskutuar me Dhomë Kombëtare të Avokatisë.

“KLGJ-ja  me miratimin e hartës duhet që t’i shpjegojë organeve të tjera ligjzbatuese apo qoftë dhe Dhomës Kombëtare të Avokatisë, t’i shpjegojë përditshmëritë e rezultateve lidhur me hartën e re gjyqësore. Iniciativa ligjore nuk e ka të qartë se çfarë do të ndryshojë. Projekti i miratuar nga KLGJ dhe argumentet në mbështetje të saj për mua  nuk janë bindëse, që kanë të bëjnë me uljen e shqyrtimeve  çështjeve në një kohë të arsyeshme , i cili është argumenti kryesor dhe  i vetëm ku bazohet KLGJ. Ne ende nuk kemi ende një infrastrukturë pwr hartën e re.”, tha avokati Kola .

Avokati Kola shprehet  kundër bojkotit pasi sipas tij krijohen zvarritje e shumë proceseve gjyqësore dhe dëmtohen interesat e qytetarëve, e rëndësishme sipas tij është gjetja e një zgjidhjeje institucionale.

“Mua më jepet e drejta që ta mbrojë qytetarit, nëse nuk jam i zoti të mbrojë interesat e tij për shkak sistemit atij nuk i intereson, qytetarët nuk do protestojnë për këtë gjë . Ai nuk ka interes sepse nuk e parashikon se do të shkoj në gjykatë. Jo çdo gjë duhet të bëhet me bojkot , sepse nga një anë dëmtohen shumë qytetarët. Duhet një zgjidhje institucionale, qoftë ulja në tavolinë, diskutimi me Këshillin e Ministrave, KLP-në, KLGJ-në, zgjidhja është institucionale, jo bojkot”, shprehet avokati Kola.

Kujtojmë se harta e re gjyqësorë të dërgohet në qeveri e cila nëpërmjet një vendimi do të miratojë propozimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor. Aktualisht Shqipëria ka 6 apele në të gjithë vendin dhe reduktohet në një Apel kombëtar ndërsa 13 do të jetë numri i gjykatave të shkallës së parë nga 22 që është aktualisht. Me vendimin e ri shkrihen gjykatat në Tropojë, Krujë, Lushnje, Pogradec, Mat, Përmet, Kurbin, Kavajë, Pukë.

 

S.C/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb